Sot rreth ores 11.30, u stakua linja 35 kV Shkozet – Kavaje, per shkak te nje defekti.
Ky defekt la pa energji elektrike abonente private dhe familjare, prane Malit te Robit, etj.
Me tu njoftuar per avarinë, brigadat e OSHEE te Tensionit te Larte, nisen kqyrjen e zones dhe identifikuan defektin te nje kabine private prane zones se Shkallnurit.
Shkaku i defektit ne kabine ishte nje gjarper, i cili kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kV, duke sjelle stakim te gjithe linjes disa km te gjate Shkozet – Kavaje.
Aktualisht kabina eshte futur ne pune, ndersa eshte rikthyer energjia elektrike ne te gjithe zones.
Jane bere ngjarje te zakonshme qe gjarperinjte bejne lidhje te shkurter neper gabinat elektrike. Me njoftojne se nje fabrike ne periferi teTrevisos kishte paralizuar punenn nga nderprerja e korentit. Gabina ishte brenda fabrikes, keshtu qe nuk te shkonte mendja se kishte arritur gjarperi deri aty qe te beje qarkun e shkurter.Pasi hap gabinen per te kontrolluar se çfar munde te kishte, gjeje gjarperin e karbonizuar siper 3 barrave te bakrit. Gjarperinjte kerkojne freski dhe hyjne neper puseta, dhe nepermjet tubave te kabllove perfundojne neper gabina.