Zhdukja e biznesmenit vlonjat dhe ndihmësit të tij, policia zbardh detajet: Ata nuk kanë hyrë në portin e Durrësit

8 Korrik 2017, 16:00Politika TEMA

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për zhdukjen në det të biznesmenit nga Vlora Adriano Jaho,, 52 vjec dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze, 28 vjeç.

Ata kishin dalë në bregdetin e Durrësit për të provuar skafin në det  pasi e kishin riparuar në këtë qytet.

Sipas kallëzimit të familjarëve, ata janë larguar nga Vlora në drejtim të Durrësit në datë 3 korrik për të marrë një skaf të cilin e kishin ankoruar në Durrës.

Ndërkohë policia e Durrësit ka bërë verifikimet e regjistrave për hyrje-daljet, ku rezulton se dy të zhdukurit nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë në portin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve të mëposhtëm:

A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.

A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

Zhdukja e biznesmenit vlonjat, flet i biri dhe babai i ndihmësit të tij

Në një prononcim për ‘News24’, djali i biznesmenit thotë se ka ardhur nga Italia pasi mësoi zhdukjen e të atit. Djali i 52-vjeçarit tregon bisedën e fundit të babait te tij me një mik, vetëm disa çaste para zhdukjes misterioze, ku ka kërkuar ndihmw pasi skafi po fuste ujë. Sipas tij, ata nuk kanë qenë më larg se 2-3 milje larg bregdetit.

Ai ka qenë për të provuar një skaf që e kishte të tijën. E ka nxjerrë nga servisi dhe kanë lënë hapur dy tapat që nxjerr ujin mjeti.

Dhe kishte ikur për të nxjerrë ujin. Ai natën e fundit që është zhdukur ka thënë sillni karrelin se skafi po merr ujë dhe nuk po e nxjerr ujin.

Çunat kanë shkuar pas një ore për të nxjerr karrelin, por më pas nuk janë bërë të gjallë. Ai mund të ketë qenë 2-3 milje larg.

Ai është i apasionuar pas detit dhe të humbë njeri në mes të korrikut anës detit nuk është normale” –tha djali i biznesmenit.
Ndërkohë edhe babai i Ariseld Mazes thotë se djali i kishte thënë se do shkonte në Durrës brenda ditës dhe do kthehej sërish.

“Djali më tha do shkojmë në Durrës dhe do kthehemi brenda ditës. Pasi iku nuk është kthyer më dhe nuk dimë asnjë informacion. Duam të dimë që janë mirë”- tha ai.

1 komente në “Zhdukja e biznesmenit vlonjat dhe ndihmësit të tij, policia zbardh detajet: Ata nuk kanë hyrë në portin e Durrësit”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Alienet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje