Patozi thirrje Berishës: Fol tani me fjalë e vepra. Heshtja, pajtim me të keqen

12 Korrik 2017, 20:28Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ka bërë thirrje ish-kreut të partisë, Sali Berisha që të veprojë sa më shpejt për situatën në PD, në të kundërt gjërat do të përkeqësohen për të djathtët.

Duke folur nga takimi me lëvizjen e re anti-Basha në Durrës, Patozi tha se edhe demokratët duhet të veprojnë.

“I bëj thirrje, Sali Berishës dhe të gjithë demokratëve, që të flasin tani me fjalë dhe me vepra. Ka ardhur një moment që heshtja është rreshtim me të keqen. Ju duhet të mbroni partinë dhe të ndalni farsën e 22 korrikut. Dhe nëse kjo nuk ndodh, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Bashën, por edhe mbi ne. Dhe ne s’do meritojmë më shumë se një humbës si Basha”, tha ai.

1 komente në “Patozi thirrje Berishës: Fol tani me fjalë e vepra. Heshtja, pajtim me të keqen”

  1. Futja kot says:

    Ore akoma nuk e kane kuptuar apo bejne sikur nuk e kuptojne keta qe ajo parti e ka mbyllur ciklin bazhke me konstruktorin e saj,kriminelin Sali Berisha?
    Procesi i shperberjes se asaj partie eshte i pa ndalshem Patoooozzz!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje