Kryeministri Edi Rama publikoi dje një listë me 100 emra, që janë denoncuar për abuzime në administratë.
Pjesë e listës së publikuar nga kreu i qeverisë është edhe emri i mjekut të njohur, Mentor Petrela.
Neurokirurgu i njohur është denoncuar nga qytetarë anonimë pas kërkesës publike të kryeministrit Rama për të denoncuar këdo në administratë që ka bërë shkelje.
Po çfarë ka thënë doktor Petrela për reformat e ndërmarra nga qeveria Rama në katër vitet e para? Si e ka vlerësuar ai testimin e mjekëve dhe si e komenton korrupsionin në sistemin shëndetësore?
Në një intervistë për DITA në dhjetor 2016, doktor Petrela thotë se vetëm virgjëresha nuk është e korruptuar.
Më poshtë një pjesë e intervistës së doktor Petrelës dhënë për gazetaren Entela Resuli më 9 dhjetor 2016…
Qeveria ka ndërmarr disa reforma me të cilat pretendon ta ndryshojë sistemin shëndetësor, në gjykimin tuaj ka ndonjë efekt pozitiv?
Qeveritë kanë prioritetet e tyre në një farë mase të diktuara nga ndërkombëtarët me sa di unë me monitorimet lokale dhe të agjencive të specializuara që ata kanë. Në shëndetësi është realizuar përdorimi i gjenerikeve që ka ulur kostot e barnave, check-up si kulturë pasi kontrollojmë çdo vit makinat e jo njeriun, përmirësimet në strukturë dhe infrastrukturë, me sterilizimin e instrumenteve kirurgjikalë, konsulta dhe në spitalet terciarin, si QSUT-ja ku jam më afër.
-Ka më shumë se 20 vite që sistemi shëndetësor kritikohet, mjekët shpesh akuzohen, ka mungesë ilaçesh, mungesë shtretërish, mungesë stafi, mungesë ambulancash… shumë mungesa. Kaq e vështirë është të ndërtosh një sistem shëndetësor funksional?
Mjekësia kudo është sfidë. Reforma Obama, e kam thënë disa herë më parë, nuk është e aplikueshme për kostot në shtetin më të pasur me 16 % të shpenzimeve për shëndetësi që në 2050 mund të arrijnë 25 % të GDP.
Pra, Amerika shpenzon 16% nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, ndërkohë që ne e kemi tek 2.5% shpenzimin për shëndetësinë. Pra, të kesh buxhet sa një raketë e Amerikës dhe të kërkosh mjekësinë e Amerikës, është e pamundur.
Nga ana tjetër, nuk janë vetëm mjekët, janë edhe kapacitetet mjekësore. Në Shqipëri sot ka një fakt: nuk na mungojnë mjetet, na mungojnë njerëzit e duhur për t’i interpretuar ato.
Pra sfidat e sistemeve janë të pakonceptueshme në shpenzimet kur njeriu do të jetojë gjatë e të gëzojë shëndet. E drejtë themelore. Jeta nuk ka çmim për ne mjekët, por ekonomistët na mësuan që ka kosto.
Mjekësia nuk mund të merret e veçantë nga zhvillimi i vendit në një sistem të ekonomisë së lirë. ndryshe do të krijonim një sistem mjekësor të “përparuar” si të Kastros me nivel jete si përpara ’90-s tek ne me 10 dollarë në muaj.
Tashmë kuptohet si është zhvillimi i vendit, ashtu do të jetë mjekësia. Ngritja e nivelit të edukimit të shoqërisë do të rrisë kërkesën dhe parandalimin me masat e shëndetit publik për një jetë më të shëndetshme.
-Testimi i mjekëve ishte një politik efikase për të përmirësuar sistemin shëndetësor apo jo?
Mjetet financiare dhe edukimi i vazhdueshëm me kontrollin e nivelit të njohurive në çdo kategori të profesionistëve të shëndetësisë me testime e forma të tjera janë themelore.
-Përse ka kaq shumë korrupsion në spitalet shqiptare?
“Virgo et non corrupta” (Virgjëresha nuk është e korruptuar), e përdorur nga Vatikani në disa rrethana është ideale. Shteti më i vogël i Europës, Islanda, jo më shumë se 300 000 banorë, ka nivelin më të lartë të korrupsionit. Vendi i vogël, njihen të tërë duke i bërë “ndere” njëri-tjetrit.
Krijohet sistemi, kultura e subkultura shoqërore dhe aplikimi i normave europiane që fenomeni të minimizohet. Roli juaj është i rëndësishëm kur nuk është tendencioz dhe intoksikues në raport me nivelin e zhvillimit të shoqërisë.
-A mund të punojë një mjek edhe në shtet edhe në klinikë private?
“Intramoenia”. Kam qenë për këtë sistem që e kam trashëguar nga praktika në Francë, por sistemet mikse ekzistojnë dhe janë vullnetet politikëbërëse ato që e vendosin se cili i përshtatet sistemit shëndetësor.
-Kemi vënë re që shumë mjekë janë joshur dhe kanë pranuar të futen në politikë, keni pasur oferta për tu bërë pjesë e vendimmarrjes së vendit, dhe pse keni refuzuar?
Politika me njerëzit merret ashtu si mjekët. Kështu që qasja është e ndërsjelltë. Është ndjellëse për efektet e shpejta, por tashmë edhe në Shqipëri është një profesion. Kam preferuar mjekun atë që në kujtimet e perandorit Hadrien, Marguerite Yourcenar thotë pranoj më mirë rolin e mjekut se sa atë të perandorit.
Petrela eshte mjek shume i afte. Por kjo nuk e ben me pak te korruptuar.
Dr. Petrela nuk eshte nje mjek tejet i korruptuar, eshte edhe nje mjek i paafte me standartet qe ka sjell koha, dhe i pashpirt me pacientet (zgjedh rrugen qe i prodhon me shume para dhe jo ate qe eshte ne me te miren e pacientit).
Brezi i doktorave te moshes se Petreles, me pak perjashtime, i jane dedikuar kaq shume lekut dhe pushtetit sa kane harruar te perditesojne dijet e tyre, nuk trajnohen me te rejat e shkences dhe mbledhin rreth tyre skuadra servilesh. Shkurt kane pjerdh si doktora.
Per te njejtin operacion, ate qe bota e ka probabilitetin e rikthimit tek operacioni 5%, Petrela e ka 50%. Eshte diference kolosale, e mjaftueshme per te provuar qe eshte nje mjek qe ka marre fund nga ana profesionale.
Ne vite vetem keto kokrra te skaduara i kane mbetur Shqiperise, asnje i ri nuk dallon, nderkohe qe ka te rinj te supertalentuar, te mrekullueshem, njerezore!
Kjo gje dhe ne Drejtesi, lahen thahen te njejtet specialiste te pamotivuar, te dobet dhe injorante!
Shume e drejte, une e kam thene dhe e them, doktor i mire eshte ai qe i shpeton pacientet, jo i operon e pas 6 muaj a nje viti vdedin. Ai eshte i afte vetem te percaktoje vdekjen. Vdes ne muajin qe ai te percakton…
He more kokrra mashtruesit:
Islanda (Iceland) rendited e 14 ne bote ne 2016 per korrupsion (me lart se USA, Belgjika dhe Irlanda) po ti je mashtrues se ke vjedhur
https://www.transparency.org/news/feature/corruption_perceptions_index_2016
Doktori ka te drejt ne disa pika…por problemi eshte qe ai nuk mund te jete pergjegjes vetem per bisturin e vet. Ai harron qe drejton shum mjek e staf ndihmes. Kemi patur rastin shum qytetar qe te kemi te njohur e kemi pare me syt tane si qytetareve nga shqiperia e kosova ju kerkohet lek nga roja me ordiner poshte e deri te sanitaret, infermieret etj etj etj…dhe vjen momenti qe vdes pacienti, por dhe ti ke marr fund nga leket. Profesori edhe per keta ka pergjegjsin e tij.
une nuk e di sa e sakte eshte menyra e Edi Rames, por ajo qe di me siguri te them eshte se doktoret marrin lek patjeter.
Edhe halla ime eshte operuar te doktor Petrela para disa vitesh nga nje hemoragji ne koke.
Beri dy operacione, dhe ne te dy rastet pagesa per doktor Petrelen ishte 50.000 lek reja per cdo operacion.
Kjo ishte vetem per Petrelen, per anestezine, infermieret, etj.. kishte pagesa te tjera!
Ky nuk eshte thashethem facebook, por ngjarje e perjetuar, jo vetem nga une, por edhe nga familjaret e halles!
Kur merr lek, nuk mund te hiqesh si “i virgjer” pastaj.
Fatkeqesisht doktor Petrela mund te jete i mire ne profesion, por ka marre lek gjithmone!
Ai nuk mund te hiqet sikur eshte human!
Pacienti, jete te gjate halles. Po te kishe qene halla tek nje ekip profesionist ka shume te ngjare qe do te kishte bere vetem nje operacion.
Pjesen tjeter e kupton vete ti.
ORE A KA ME KORRUPSION SE SA TI MARRESH MIJRA EURO NJE MJEKU PER NJE VEND PUNE..QSUT KA QINDRA NJEKE JASHTE ORGANIKES ,,,MBIPOPULLIM DHE KETO KANE ARDHE SI REZULTAT I MISISTRAVE TE QEVERISE,,A KA ME KORRUPTIM SE SHITJA E SHERBIMEVE ME NJE KOSTO MARRAMENDESE,,,APO FIRMA E PASTRIMIT QE DERDH MBETJET SPIALORE NE LUME,,,,MIRE BEJNE NJEREZIT QE AKNOHEN DHE KMINISTRI BEN MIRE QE I SHKRUAN…A KA ME KORRUPSION QE VEN NE QEVERI NJEREZIT E VET,,,SI PANARITI,GJEBREA ETJ
Ok mo njeri i qeldur,se ti nuk ke asnje ka pikat e Ipokratit(grek).Ti je thjesht nje kusar,po qe te dhane mundesine te veshesh gabimishte ate bluze te bardhe.Bure muti.
Ke shumë të drejtë. Sa pacientë të tij kanë vdekur? Ai i ka operuar edhe pse e dinte që do të vdisnin. Nga 5 mijë euro për operacion ka marrë. Me se e bleu vilën në Zvicër?
Dr. Petrela,shpesh ju kam lexuar per arritjet tuja profesionale,si mjek me duar te arta dhe kjo me ka gezuar,por ka dhe deshtime dhe ju perfliteni per “dore te rende”,keto kohe.Edhe mund te justifikoheni se jeni privat,keshtu erdhi koha,koha punoi kryesisht per ate kategori specialistesh te afte ne fushen e sherbimve, dhe vecanrisht te sherbimve ndaj shendetit,te cileve ju krijua mundesia per te fituar.Por mos harroni nje gje:Ju jeni kualifikuar dhe keni bere betimit te Hipokratit,qe ishte “formula e pagezimt” te mjekeve,nderkaq kualifikimi juaj eshte bere me parate e shtetit,kupto tonat,prandaj j’ua kujtoj,se kini edhe “borxhe” dhe detyrime.Ne fund dua t’ju bej nje pyetej me ate qe thoni :Jemi vend i vogel njihemi te tere duke i bere “ndere”njeri tjetrit.Ok ! .Pyetja ime eshte kjo:Jemi vend me i vogel se Mali Zi ?
Po eshte shume e vertete qe eshte i korruptuar. Kam patur babain time te semure ne 2005 dhe tha coje tek klinika ime per te bere skanimin e kokes, nderkohe qe ishte shefi tek 5. Korrupsion total, na hiqet edhe si i ndershem, a thua se keto jetojne me gjethe e jo me buke.
Alpini,, Si mjek te heqi kapelen,Per korrupsion ta vendosi kapelen,Para 4 vitesh nuk ma bere ezhene tek spitali ,se isha me saiguracion por me dergove tek klinika jote private, me keto leke e ndertove gjithe ate shtepi dhe klinike dhe jo me r ekomandine shoqerore apo miqesore,,,
Mjeku duhet te jete njeri ne radhe te pare. Une se njoh por njerzit nuk flasin kot. Tani del e flet si kusar. Mund te jete i talentuar por kjo nuk i jep te drejten te behet kusar
Kokrra e injornaces te thuash qe eshte ne 100 kirurget me te mire te botes, ore njerez a keni arsye ju apo dhe ju ju ka ikur mendja!! Hyni ne site te ndryshme dhe shikoni, po ketoe mund te jene anetare shoqatash dhe thone se jan i dyti ne regjsitrim ose 100! E dini ju cdo me thene te jehs i njeqindi ne bote !!!!!! PO ky as ne nje univeristet nuk e pranon ..por po te ishte do ishte krenari per ne , mos i risni mendjen se ai edhe pa kete mendjen te ngritur e ka nga deliri i madheshtise !!
2 here operacion me kete medioker im vella dhe megjithese i dhame nje grusht me leke e beri cope cope. Eshte aq kriminel sa pasi u pa qe dy oeracionet ishin te pasuksesshem donte ta fuste ne dalle per here te trete vetem qe te mos humbte rastin per leke te tjera. Ky eshte monster me bluze te bardhe dhe ky vetem fjalen humanizem nuk njeh, kurse per ndere nuk behet fjale fare………….
Petrela nuk kerkon leke,por sekretaria e tij ta kujton kete para se te hyje ne zyre Petrela!
Vetem per nje recete mua Petrela me mori 20 mije leke te vjetra!
Cfare ndodh ne spitalin nr.5 ku drejton Petrela,po te mos japesh leke me pare?
Ja historia e gruas time qe shkoi per te bere rezonancen magnetike:
-Priti radhen dhe sa here qe dilnin paciente nga rezonanca,i shikonim te qete ne fytyre te pa stresuar.
Ndersa kur doli gruaja ime nga dera pas rezonances se nderprere,ishte bere sikur e kishin futur ne elektroshok!
Cfare ndodhi -i them gruas?
-Ishte tmerr,me thote ajo!
Ishte nje zhurme e tmerrshme ne vesh sa po cmendesha.
U perpelita si pule pa koke,ndersa askush nga mjeket qe ndiqnin pas xhamit mua,nuk u shqetesuan.
Sic duket ata qe bene rezonancen para gruas time,kete zhurme e kishin eleminuar me leke ne dore!
Me vone e morem vesh se pacientit qe ben rezonance i vihen kufje me muzike ne vesh,qe te mos cmendet nga zhurmat!
Pikerisht kete nuk bene mjeket kriminele ,vartes te Petreles,qe pas nje jave,kur shklova te marr pergjigjen me thane se rezonanca ka deshtuar se pacientja ka levizur shume!
Po keto si te duken o Petrele Zhoz profesionisti?
“Virgjerià”e doktorit njihet nga ata qe kane pat hall tek ai. Merr ne spital e merr ne kliniken e tij private. Me keqardhje por Petrela ka patur gjithnje dore te rende. Mjer kujt i bie halli tek ai. Aspak human. Por dhe profesionalisht i dobet, ndaj mos u besoni ca palo Cikulve, Berishes e kompani. Kot e kan qe duan ta shesin sapunin per djath. Bravo Rama. Por duhet kujdesur dhe per spekullimet.
Kameleoni qe specializohej jashte dhe shoqeronte udheheqes te semure sot na eshte bere profesor pa ndonje botim ne nje reviste shekncore (si puna e kolegut te tij Sali Bisha).
Po mire doktor , dakort , jemi vend i vogel . Edhe ?! Çfare llogjike primitive eshte kjo ? Atehere mqs njihemi te gjithe , beji operacionet pa para , meqe thua te gjithe bejne ndere . Po si e kuptoni nderin ju ? Qe dikush i nxjerr nga xhepi , e dikush i fut ne xhep . Shiko , kisha pershtypjen se ne rastin tuaj , ishte paksa e ekzagjeruar t’ju citonin me emer . Por Po ve re se paske idera te rrezikshme . Me nje fjale , gjyqtari ben nder Duke marre para . Po nder beka edhe kur nxjerr vrasesin, hajdutin , etj, nga burgu . Po keshtu polici , bankieri , komunari , katunari , katilari , e soji i bastardeve ” ndere beres”. Per mua ti duhesh bere shembull i pari . E bashke me ty edhe kori i plerave nga politika , qe Po vene kujen per emrat e denoncuar nga populli i thjeshte , jo nga Edi Rama .