Eh, eh, të ishte kaq e thjeshtë, Jozefinë!

15 Korrik 2017, 21:12Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina, para pak ditësh, dhe tani së fundi Gjekmarkaj, bënin thirrje të hapur që Berisha të luante drejtpërdrejt në situatën e krijuar së fundi në PD. E para, që është specializuar në shkencat ekzakte, nuk është ndoshta e pasionuar pas historisë. Dhe për këtë arsye analizat i bën mbi bazën e logjikës matematike, apo mënyrës së drejtpërdrejtë të të shtruarit të një problemi për zgjidhje. I dyti, apo Gjekmarkaj, pasionant i letërsisë, i referohet analizës nga një kënd tjetër, që më së shumti i përket historisë dhe ku letërsia e kulluar hyn apo të ndihmon pak apo shumë pak në analizën praktike të ngjarjeve.

Për qejf të lexuesit, e ca më shumë tani në ditët e verës së nxehtë, historitë, qofshin edhe politike, duhen pasqyruar nga pak edhe me pak qetësi. Po, ndërkaq, analizën do ta bëjmë po referuar këtyre faktorëve.

A mundet Berisha të hyjë drejtpërdrejt në fushën e lojës?

Aty nga viti 1998, në një vizitë me Presidentin Meidani në Ukrahinë, po vija vërdallë dhe në një nga libraritë e Jaltës, më ra në dorë një nga biograftë e shumta të shkruara për Stalinin. Autori ishte modern dhe i përshkruante ngjarjet jo me atë mënyrën e vjetër komuniste që brezi i vjetër i yni i di pothuajse përmendsh…

Ajo që më intrigoi në libër dhe analoge me personazhet tona ishte një fakt që historiografia botërore e quante enigmë prej dyzetë vjetësh. Ku ishte zhdukur Josif Stalini dhjetë ditët e para pas sulmit të Gjermanisë në 1941? Pse nuk dilte hapur në skenë?

Autori i librit e kishte gjetur përgjigjen në një libër të bibliotekës së Stalinit në 1997. Aty ishin cituar disa rreshta nga vetë Stalini për Ivanin e tmerrshëm, që ishte zhdukur në një situatë të ngjashme, kur e kishin sulmuar armiqtë.

Çështja ishte e thjeshtë. Kur gjermanët sulmuan menjëherë, gjeneralët sovjetikë filluan të bënin zhurmë dhe ta ndërprisnin Stalinin e gjithëfuqishëm. Atëherë ai u fut në vilën e tij, ku nuk guxonte të hynte njeri. Pas dhjetë ditësh, në tufë, gjeneralët dhe gjithë byroja politike u duk në derën e tij. Stalini e kuptoi se e kishin pranuar që ai ishte mbreti i plotfuqishëm.

Kur lexova Gjekmarkajn, që kërkonte dje plot pasion që të dilte në skenë Berisha, m’u kujtua përsëri një histori po analoge me atë të Stalinit. Tamurlani i madh e mundi keq Bajazitin e tmerrshëm turk. Ky i fundit i turpëruar para popullit dhe ushtrisë, u fut në shpellë 18 muaj dhe nuk fliste.

Vetëm kur kryeqyeti u bë copë-copë dhe murtaja e vjedhja po bënin kërdinë, ndihmësi i tij erdhi dhe i tha në vesh:

Është koha të dukesh prapë, madhëri… Dhe sulltani u duk.

Shumë njerëzve këto histori u duken kot, apo histori vere. Në thelb ato përsëriten herë pas here, e kohë pas kohe në çdo vend.

I ka bërë dhe Mao Ce Duni apo Enver Hoxha. Qeshja dikur edhe kur i bënte Fatos Nanua. Që dilte nga dera e PS-së kur humbte dhe përpiqej të hynte atje, prapë nga penxherja. Mund ta bëjë edhe Berisha nëse do t’i ngjajë. Ndërkaq, para se ta analizojmë se a do ta bëjë apo jo atë që bënë personazhet e analizuar më sipër, duhet të kujtojmë se ashtu si Nano, edhe Berisha janë tanimë në opozitë dhe jo në pozitë. Pra manovra të këtij lloji, janë gjithnjë me marzh të kufizuar, qoftë edhe për shkak të kësaj specifike.

Asnjë nuk e dyshon se si krijuesi dhe udhëheqësi i PD-së për gjithë këto vite, Berisha, mund ta ndryshojë fatin e kujdo në këtë parti, bile edhe atë të Bashës. Kjo logjikë elementare të bie menjëherë ndër mend edhe kur sheh apo dëgjon Jozefinën, Gjekmarkajn, Patozin apo të tjerë. Bile edhe autori i këtyre radhëve nuk e dyshon këtë gjë. Po problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket.

Basha tanimë është kryetari I PD-së dhe jo vetëm “de jure”, por edhe “de fakto”. Ai ka caktuar me dorën e tij një pjesë të madhe të grupit të ri parlamentar. Ky grup, që para pak kohësh mund të ishte dhe objekt të qeshurash, apo nënvleftësimi, brenda korridoreve të PD-së, nuk është më i tillë por ka fuqinë që jua jep mandati katërvjeçar. Si i bëhet nëse ata edhe të humbë Basha, apo këtë të fundit ta heqë Berisha, të vendosin të rrinë me kryetarin e parë? Është së pari Evropa që nuk do ta mirëpriste këtë sherr.

E po ashtu, edhe Shqipëria që do të nisë me këtë grup si dhe atë të PS-së negociatat për anëtarësimin e nesërm.

Një betejë më e keqe dhe më e rëndë mund të zhvillohej brenda PD-së, që edhe kështu siç është, duket më e përçarë se kurrë.

Berishës do t’i ngelte në dorë garda e vjetër, që jo vetëm është jashtë parlamentit. Një gardë, që edhe nëse nuk vëmë në përdorim cinizmin, e të themi që është një plaçkë e humbur dhe e gjetur prapë, nuk është se shërben për ndonjë gjë të madhe. Veç të tjerave, ajo mban në kurriz edhe mëkatet e të kaluarës, shkak ky që të mos krijojë ndonjë gëzim të madh edhe për vetë Berishën.

Kjo situatë analoge është përsëritur edhe dikur në PD. Aty nga fundi i nëntorit të 96-s, pak përpara rrëmujës së plotë që sollën piramidat, isha i ftuar në një cermoni të PD-së. E cila, si zakonisht, më ftonte në raste kur të gjithë rrëshqisnin…

Në cepin e sallës, andej nga fundi i ceremonisë, nga garda e vjetër erdhi vetëm Genc Ruli, me të cilin bëra një shaka që autori i njohur i librit të Napoleonit, Tarleja i famshëm, e tregon në librin e tij të njohur. I ardhur në Paris pas internimit në Elbë, apo mbretërimit të tij 100-ditësh, Napoleoni hyri në Paris dhe në darkë shikoi sheshin që bërtiste nga gëzimi. Pas pak ai u vërejt dhe u hidhërua. Turma ishte aty,  por nga garda e vjetër nuk kishte njeri dhe vetëm në darkë, aty nga fundi, ia mbërriti tmerrsisht i lodhur vetëm Fusheja.
Berisha, që natyrisht është një pasionant i madh i historisë, i di përmendsh ngjarjet e përshkruara më sipër.

Në këtë sens, hyrja e tij në këtë moment në betejën që po zhvillohet në PD, ka shumë më pak vlerë sesa mendon Jozefina, apo Gjekmarkaj, Patozi apo mjaft të tjerë.

E gjithë ndërhyrja mund të çojë në një çarje të madhe në PD, çka do të ishte ndryshe një humbje shumë herë më e madhe se ajo e 25 qershorit.

Po çfarë mund të bëjë Berisha?

Për mendjen time, duhet të bëjë atë që ka bërë deri tani. Pra të heshtë dhe të mos mbajë krah për asnjërin nga kandidatët. Atij i duhet PD-ja sot më e bashkuar se kurrë. Bile ndoshta më e bashkuar se viti ’91, kur ai ishte në prag të fitores.

Berisha do të vazhdojë të rrijë i qetë, por edhe me vigjilencën maksimale për të mos lejuar një rrjedhje tjetër. Kjo, siç u tha, do t’i shkaktohej minimumi nga krahu i Bashës, që edhe nëse quhet minorancë, është me mandate deputeti në xhep, apo ndryshe, mban në dorë fatin zyrtar të PD-së, të paktën në sytë e Evropës.

Sa u tha më sipër thekson qartë se Berisha, në rastin maksimal, do të luajë arbitrin e plotë të kësaj ndeshjeje, apo zhurme të krijuar në PD. Dhe besoj do ta luajë këtë arbitër, ndryshe nga rasti i katër viteve më parë, në rastin e betejës Olldashi-Basha, pra me një luajalitet më të madh. Ndoshta do t’i interesonte, pavarësisht dëshirës së brendshme se kush të fitojë, të shohë një garë sa më të hapur, që mundësisht të përfundojë 51 me 49 për qind.

Rrugë të tjera dyshoj se mund të ketë.

Po çfarë mund të themi për Jozefinën? Në një paralele të largët historike (po e bëjmë për shkak të kuriozitetit të lexuesit dhe ditëve të verës, kur ngjarjet sido që të jenë, duhet t’i shohësh me sy të qeshur). Jozefina, që është simboli i PD-së, është po aq besnike si më parë ndaj Berishës, ashtu si Jozefina e Napoleonit… Kur ky i fundit ishte në shtratin e vdekjes, nga të gjithë, tek ai qëndronte vetëm Jozefina.

Rasti i tanishëm mund të jetë i ngjashëm, jo për madhësinë apo vlerën e personazheve dhe natyrisht, Jozefina në krah të Berishës nuk është Jozefina në krah të Napoleonit, pavarësisht se besnikëria çmohet për çdo rast, kushdo që të jetë personazhi.

Problemi është shumë më i komplikuar dhe mund të themi thjesht vetëm kaq në lidhje me dëshirën që Berisha të zbresë në fushë, apo të hapë letrat…

Eh, eh, të ishte kaq e thjeshtë, Jozefinë!(Konica.al)

15 komente në “Eh, eh, të ishte kaq e thjeshtë, Jozefinë!”

  1. Malo says:

    Jozefina si Pal Vata !

    Ne kohen e Enverit e sjellin Pal Vaten nga Dukagjini ne nje Kongres ne Tirane. Kur shkoj ne Shkoder para se te ngjitej ne Dukagjin e pyeten shkodranet : O Pal Vata si e kalove ne Tirane. Pali pergjigjet: – Bollek si ne kohen e Zogut !
    Tani mendoj qe Jozefina kerkon bollekun qe si vjen me, ndofta ndonje kongres mundet.

  2. Jimi says:

    Nazarko! Je nga te pktet analiste, per te mos thene i vetmi qe pelqej. Per analizen e ftohte, kthjelltesine e mendimit, gjuhen e perdorur dhe mjafte te kuptueshme per cdo kategori lexuesish. Vetem se ne analizen e sotme mu duke pa vend nje krahasim qe i bere “personalitetit” te qoftelargut me figurat me te spikatura te historise evropiane te shekujve te shkuar, qofshin keta dhe diktatore!? Mu duk sikur ja perkedhele sedren nje njeriu qe nuk meriton te permendet ne historine e ketij vendi,vecse si nje shkaterimtar, dhe vrases serial!

  3. zi says:

    Eh, eh, ehe, he, ngadale, avash se do na kalosh ne orgazme,
    kaq mbrese te paska lene kjo zozefina, ajo mbeturina desha te thoja.
    Na i shpifet duke analizuar e krahasuar mbeturinat e kombit me personalitete nderkombetare,
    duket instikti i te ngrenit eshte me i fuqishem se i te menduarit.

  4. andromeda says:

    Mund të hamendësoni gjithë ditën e gjithë natën, ju analistët e kazanit mediatik, por puna është se shqiptarët e duan Berishën malukat para drejtësisë e të ndëshkohet rëndë për krimet që i numërohen pa hesap. Por për të bërë tamam drejtësi duhet një reformë e vëtetë e sistemit që të prdhojë një drejtësi plotësisht të besueshme se, me këtë që kemi, Berishës s’i hyn gjemb në këmbë.

  5. Xhema nga Tirana says:

    Pse nuk Ju shoi mëndja edhe te Kromwell-i …

  6. Shoku i Zaim Avazir says:

    Ne shtatin e vdekjes prane Napoleonit nuk ishte Jozefina por mjeku, adjutanti dhe sherbetori i tij. Jozefina vdiq perpara Napoleonit. Kurse skena e kthimit nga Elba dhe takimi me Fushene eshte pershkruar nga Emil Ludwig dhe jo Tarle.

  7. Vajmedet says:

    Na qenka bere Nazarko si Rasputini moj aman!

  8. Toni says:

    lufta basha patozi and Co sjell vetem qethje dhe krasitje te PD…lufta basha berisha sjell schizem dhe ndarje pergjysem…te dy e dine…nese basha humb edhe disa zgjedhje atehere peshorja kalon ndjeshem nga berisha patozi and Co…pastaj e djathta nuk eshte babavrasese…e djathta baballaret shpirterore I Ben senatore te perjetshem…

  9. LORA says:

    Eshte fare e thjeshte Nazarko per jozefinen shkallabane dhe stanin e saj bandit mori fund vaji I kandilit;ne saje te verdiktit te shenjteruar te shqiptareve ne shumice.
    Kete te vertete perveluese me mire nga te gjithe ne ate nahijen shqup-se e kupton mortjemadhi brekedhjere,te cilin e paske sajdisur si kazanxhinjte ne kete shkrimin e sotem.Pse je lodh mo burre,qe nga Rusia deri ne France ,me paralele krejt jo logjike?,,kur ti e te gjithe ne duhet vetem te bejme sehir shperberjen e merituar te nje bande kusaro-kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar.
    Per mua,ky eshte shkrimi me koti qe kam lexuar prej teje.Sidoqofte vijoj te te lexoj me endje.

  10. Gjergj says:

    Te gjithe komentuesit po shkruajne per formen e shkrimit, por permbajtja ka vlerst e verteta realisht te flasim. Askush nuk duhet te harroje qe personalitet e permendura me siper jane te historise njerezore dhe historia perseritet.

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD ne keto 27 vite eshte krijese e Sali Berishes !
    Katrahura nuk ka ndodhur sot,ne kete parti mungon vetem nje gje- DEMOKRACIA !
    Perplasja e sotme eshte perplasje interesash per pushtet brenda PD.Normale,por duhen rregulla loje,per te gjitha palet !
    Antaret e PD jane shume luftarak, por dhe frikacak perballe autoritetit te Berishes.
    Berishes I ka dale shejtani nga shishja,ai ka vepruar dhe vazhdon te veproj i “maskuar” ose i “ngrire”,nuk eshte indiferent ,por nuk eshte Publik.
    Ka erdhur koha e vetveprimit,mbase eshte dhe pak vone.
    Zotrinje demokrat eshte shume e thjeshte, demokracia nuk eshte prone private,rregulla loje per te gjithe,te fitoje me I miri !

  12. Une says:

    E vlereson autorin si erudit por Berisha nuk eshte as Stalini dhe as Napoeleoni dhe me e bukura eshte qe Josi jone nuk eshte Josephine e Austrise! Me gjithe ate krahasimi qendron dhe e vleresoj Z. Nazarko per guximin! Ka furtune ne oqean ka edhe ne gote!

  13. Mentari says:

    Lexoje mire Historine e Stalinit ne Kohen e sulmit gjerman sepse ke lexuar vetem nje fragment Sllav dhe jo historine e tij te vertet ne Kohen e luftes; Stalinit po I humbte besimi tek fitorja sepse Gjermanet ishin larg Moskes (kremlinit) vetem 40 kilometra dhe atij (Stalinit) I kishin propozuar Gjeneralet e vet qe ai te Avakuonte Mosken per ne Siberi dhe atje te behej Komanda qendrore e luftes nese Gjermanet do te pushtonin Mosken qe nuk u be per faj te Hitlerit qe nuk degjoj Gjeneralet e tij por dha urdher qe dy Armatat e frontit te shkonin dhe te pushtonin Kaukazin sepse gjermania kishte shum nevoj per Nafte sepse rezervat e saja ne Rumani po shkaterroheshin.Por Stalini nul po ikte nga Moska per te vetmen aresye se jo vetem qe do ta e akuzonin si tradhetar e frikacak por me teper ai mendonte se me largimin e tij ne Siberi thyhesh morali I luftes Sovjetike.Ti ke lexuar Historine e idioteve komuniste kurse kjo histori qe une te tregoj eshte ne dokumentaret e Anglo-Saksoneve (Amerikan,Anglez,Kanadez,Australian,Zelanda e Re,Suedez,Danez,Gjerman,Finlandez,Norvegjez,Austriak etj. Hajt te na rroj Historia e injorances e sistemit komunist te deshtuar.

  14. pjeter says:

    Zoti Nazarko, kam frike se Saliut ja dominon mendimet e historise, fundi qe mund te kete jo me si Napoleone, por si luigji XVI, ku shancet po i rriten per nje giliotine te drejtesise moderne, dhe efektet do i ndjeje familjarisht.Ndoshta e gjitha garda e vjeter qe permend nuk perkrahen te zgjedhurin e tij ne detyren e tij, kryqezimin e vetingut. Eshte shume me e thjeshte per ne shqiptaret se sa te sterlodhemi me ngjashmerite e figurave historike qe ka saliu, thjesht, kane pasur mundesi per ti dhene ketij populli, dhe ne menyre brutale vetem kane marre, ku te gjithe jane te gardes se vjeter, dhe e reja nuk mundet gjithsesi te garoje pa u shoshitur, dhe pa patur karakteristikat e gardes se vjeter dhe pa marre pelqimin e saj, perfundimisht kjo parti eshte nje faze vetshkaterruese, ka kaluar fazen e mundesive te shpetimit, ka kaluar ne metastazi,ku nuk ka doktor ta shpetoje.

  15. lato says:

    Berisha eshte malok dhe maloku ngujohet ne kulle kur ndjen eren e hasmit.Hasmit e Berishes jane sot-Vetingu,qe po i troket tek dera dhe maloket e vet.Me Vetingun ka pune me Amerikanet qe i kane zbulluar dy depozita sa thesari Ali Babes dhe po presin te perfundoje mandati Llalles.
    Hasmit e tjere po e presin ne dere.Vetem tek PD nuk e ka mendjen Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje