“Tungjatjeta”, programi social i World Vision në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, gjen mbështetjen e Grupit Balfin si partner strategjik

20 Korrik 2017, 08:52Sociale TEMA
“Tungjatjeta”, programi social i World Vision në ndihmë

Grupi Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i bashkohet programit social të World Vision, “Tungjatjeta”, si një nga partnerët strategjikë të këtij programi.

Drejtuesit e Balfin Grup janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të mbështesin programin social Tungjatjeta.

Organizata ndërkombëtare World Vision ka në themel mirëqenien e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar.
Në të gjithë vendin rezulton se 70 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç janë me aftësi të kufizuara ndërkohë që 92 % e tyre nuk marrin shërbimet bazë për të cilat kanë nevojë.
Tungjatjeta është një program social i dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në zonat më të thella të vendit. Mungesa e infrastrukturës por edhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që këta fëmijë të jenë të përjashtuar nga shërbimet e specializuara.

“Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Ne besojmë se suksesi i Grupit është i lidhur ngushtë me mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Ne gjithmonë vlerësojmë dhe kujdesemi për politikat sociale si dhe për aplikimin e projekteve të zhvillimit kudo në rrjetin e Grupit, dhe programi Tungjatjeta vepron në këtë drejtim duke mundësuar shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara në vendet ku këta fëmijë jetojnë.
Rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye e vlerësojmë maksimalisht programin Tungjatjeta dhe i jemi bashkuar si shumë biznese të tjera në vend.” – shprehet Edlira Muka, CEO e Grupit Balfin, për këtë bashkëpunim.

Tungjatjeta nis në Librazhd, ku numërohen 470 fëmijë me aftësi të kufizuara. Përmes këtij programi social, ekipi i specializuar do të udhëtojë drejt zonave më të thella të Librazhdit, ku fëmijët do të marrin shërbimet e nevojshme në banesat tyre.
(Plan zhvillimi Personal, vizita në familje,fizioterapi, logopedi, psikoterapi, transport, konsultime, set materialesh zhvillimi dhe didaktike)

Tungjatjeta është e fokusuar jo vetëm në integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, por edhe në fuqizimin e prindërve, familjeve dhe sensibilizimin e komunitetit për integrimin e këtyre fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje