Agjenti i Hysajt: Mbrojtësi ka refuzuar një klub të madh europian

22 Korrik 2017, 20:46Sport TEMA

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, ka deklaruar se mbrojtësi shkodran ka refuzuar një ofertë nga një prej klubeve më të mira europiane.

“Hysaj është 100% i bindur se do të fitojë titullin em Napolin, sepse ndryshe do të kishte ikur. Ka marrë një ofertë serioze, konkrete dhe reale, nga një prej klubeve më të mira europiane, ku do të përfitonte shumë më tepër sesa fiton këtu në Napoli, por as që donte të mendojë për t’u larguar”, u shpreh Giuffredi.

Agjenti i shkodranit të kombëtares nuk e tregon emrin e ekipit që kërkoi me ngulm mbrojtësin, por zbuloi një detaj të vogël.

“Emrin e skuadrës nuk mund ta them absolutisht, por mund t’ju them se është një ekip që është renditur në dy vendet e para, në një nga ligat më të mira europiane”, u spreh agjenti.

Hysaj po përgatitet të fillojë sezonin e tretë te Napoli, ku është shndërruar në një titullar fiks i formacionit të trajnerit Sarri dhe protagonist në repartin e mbrojtjes.

1 komente në “Agjenti i Hysajt: Mbrojtësi ka refuzuar një klub të madh europian”

  1. albaniafirst says:

    Ky po qe na ben krenar. Djale qe u rrit ne Itali, por kurre nuk e harroi vendin e te pareve. Lum ata qe e kane djale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje