Ekzekutoi shokët pasi vodhën 38 mijë euro në 1997, ekstradohet nga Britania 42-vjeçari shqiptar: Ja skema e ngjarjes

22 Korrik 2017, 14:15Kronika TEMA
Ekzekutoi shokët pasi vodhën 38 mijë euro në 1997,

Shqiptari me një këmbë, vrasës i dyfishtë, më në fund është ekstraduar në Shqipëri nga Britania, pas betejës dy vjeçare kundër ekstradimit, raporton “dailymail”.

 

42-vjeçari Saliman Barci, i cili ka përdorur identitet të rremë për të qëndruar në Britani për 14 vjet, pretendonte se do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut nëse ai dërgohej në shtëpi.

Por tani drejtësia britanike ka konfirmuar se vrasësi është dërguar në Shqipëri gjatë javës së kaluar.

Barci ka kryer një grabitje së bashku me dy persona të tjerë, duke vjedhur rreth 38 mijë euro në vitin 1997. Por ai më pas ka vendosur që t’i mbajë të gjitha paratë për vete, kështu që i ka vrarë dy bashkëpunëtorët.

Ai ka shkuar në Britani në vitin 2002, së bashku me gruan e tij duke pretenduar se ishte refugjatë nga Kosova.

Në vitin 2009 ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy burrave në qytetin e Burrelit në korrik të vitit 1997, ndërsa u lëshua një urdhër për arrestimin e tij.

Ai u ndalua në vitin 2015 nga autoritetet e Londrës, kështu që ai tani është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet për vrasjet.

Saliman Barci, baba i tre fëmijëve, pohonte se ai do të vritej si pjesë e gjakmarrjes nëse do të kthehej në Shqipëri.

Mbrojtësit e tij ligjorë kanë thënë se ai ka fituar shtetësinë britanike për shkak të deklarimit të rremë si refugjatë, por se do të vuante shumë për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor në burgjet në Shqipëri, për shkak të gjendjes së tij.

Ai u ekstradua në Tiranë nga Interpoli, pasi gjyqtarët në Britani vendosën ndalimin e qëndrimit të tij në këtë vend. Sipas organeve ligj zbatuese në Britani, kostoja e ekstradimit të Barcit në Shqipëri arrin në 100 mijë paund. Kjo shumë përfshin faturat ligjore të tij, shpenzimet e gjykatës dhe kostot e qëndrimit të tij në arrest për më shumë se dy vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje