Arlind Ajetin në sezonin e ri do ta shohim në Seria A, por jo më me fanellën e Torinos.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nesër do të zyrtarizohet te skuadra e Crotone-s
Sipas “Sky Sport”, 23-vjeçari do të firmos nesër kontratën me këtë skuadër, teksa palët janë në detajet e fundit të kontratës së tij. Ai do të huazohet në formë blerje të kartonit të tij pas një sezoni.
Mediat italiane shkruajnë se në të do të ketë dhe një klauzolë riblerje, në rast se Torino do të dëshirojë që ta riblejë në të ardhmen.
Crotone kërkon dhe talentin e Milanit, Crutone në formë huazimi.