Bombarduesi amerikan, incident me dronin iranian

9 Gusht 2017, 11:19Bota TEMA

Marina e Shteteve të Bashkuara thotë se një dron pa ekuipazh i Iranit, është afruar 30 metra ndaj një aeroplani luftarak amerikan, derisa ai përpiqej të ulej në një aeroplanbartës në Gjirin Persik.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Bill Urban, tha se ky afrim ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ndersa bombarduesi amerikan i tipit, U.S. F/A-18E Super Hornet, përgatitej të ulej në aeroplanbartësin, USS Nimitz.

Zoti Urban theksoi se ky incident i rrezikshëm “nuk është në harmoni me të drejtën dhe sjelljet ndërkombëtare detare”.

Sipas tij, kjo ishte ndërhyrja e 13-të “e pasigurt dhe joprofesionale” ndërmjet forcave detare amerikane dhe iraniane gjatë këtij viti.

Urban theksoi se bombarduesi amerikan është dashur të ndërmarrë “aksion evitues” për t’u larguar nga droni iranian.

Në muajin korrik, një luftanije patrulluese amerikane është dashur të leshoje të shtëna alarmuese kundër një anijejeje të gardës Revolucionare të Iranit në Gjirin Persik, ndersa ajo i afrohej luftanijes amerikane.

1 komente në “Bombarduesi amerikan, incident me dronin iranian”

  1. artiles says:

    Avioni F-18E nuk eshte bombardues por avion i “luftes elektronike”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje