Deputeti Aqif Rakipi përfshihet në një aksident me vdekjen e një personi dhe vetëdorëzohet në polici, reagojnë PD dhe policia

12 Gusht 2017, 10:17Politika TEMA

Deputeti i PDIU, Aqir Rakipi, është përfshirë në një aksident rrugor.

Ai ka përplasur një 53-vjeçar, që ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tiranë-Vorë, ndërkohë që deputeti menjëherë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51  minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

Reagimi i PD

Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen.

28 komente në “Deputeti Aqif Rakipi përfshihet në një aksident me vdekjen e një personi dhe vetëdorëzohet në polici, reagojnë PD dhe policia”

  1. xhevit says:

    Mjer ai i shkreti qe iku, bravo Qife, te fala Idrizit…….

    1. Edkari says:

      “Eshte dorezuar vete ne polici”
      …duhej te ishte ne vendin e aksidentit
      e jo ne polici.
      Ja shembelli qe duhet te jap nje deputet,
      te ike e mos ti jap ndihmen e pare viktimes
      qe shkaktoj vete.
      Te dhjefsha mandatin e deputetit.

  2. shvejk says:

    Nekropolitika e PD eshte ana me e ndyre e gjoja politikes shqiptare. Ngushellime familjes.

  3. Labi says:

    Nqs e ka perplasur ne autostrade , deputeti ieshte i pafajshem, bile i takon edhe demshperblim per prishjen e makines. Shqiptaret duhet ta kuptojne se autostradat jane per makinat .
    Gjithsesi ngushrllime familjes

    1. Lugati says:

      o popull e ka emrin autostrade o miko..ca dune kembsoret aty..jeni ne terezi a jo

      1. verttino says:

        Ok,L-gato, por shoferi nuk duhet te largohet nga vendi i ngjarjes.Duhet ti jape ndihmen e pare te aksidentuarit dhe te njoftoje policine rrugore.Kete e percakton Kodi rrugor ,jo vetem ne Albanistan por edhe ketu ku jam une USA.Ti gjithmon je objektiv ne komentet e tua por ketu je nxitue pak.

        1. Lugati says:

          jo mer vertino jo se ke kuptu…do kete qene ndonji i aferm i ktit ..ka qene lluce kokaine +alkol..ka bo aksidentin ka mor telefon QIF DEPUTETIN…EDHE QIFI I KA THONE HAJDE KE SHPIJA SE E MOR UNE PERSIPER sepse nuk kam pi dhe jam deputet..kjo ka ndodh..une siper kam komentu vendin e aksidentit qe nuk duhet te qarkullojne kembsore..une nuk desha me justifiku njeri

  4. Edi says:

    Po PSE iku NGA vendi i ngjarjes ? I PA bes

  5. Edi says:

    Po PSE iku NGA vendi i ngjarjes ? I PA bes e se ishte ne ndonje vend tjeter te evropes tra shikonte ky lapanjoz gjak do dhiste

  6. fantoma says:

    Megjithatë, u bë dhe kjo…! Kësaj rradhe jam plotësisht dakord me PD-në…! Ngushëllime familjes… (dhe n.q.se keni fuqi, ndiqeni çështjen, sepse është e sigurt që deputeti i Idrizit do të dalë vaj…)

  7. Edmond says:

    Po PSE iku NGA vendi i ngjarjes ? I PA bes e se ishte ne ndonje vend tjeter te evropes tra shikonte ky lapanjoz gjak do dhiste

  8. Opa says:

    Nuk ka te drejte te leviz nga ngjarja aksidentale. ….se kuptoj u dorzua? Ai ka bere krim…gjykata vendos pafajsine. ..deputet leshi. ..

    1. urvari says:

      ka cuar dashnoren ne shtepi, se do i dilte nami, kupton?

  9. devi says:

    Po sido qe te jete puna, drejtuesi i mjetit duhet te qendronte ne vendin e ngjarjes, e jo te largohej duke e lene te aksidentuarin ne mes te rruges. Po te ishte marre me te aksidentuarin, mbase pranohet, por jo te largohet duke u dorezuar ne polici. Policia vjen ne moment ne vendngjarje, aty ku duhet te ishte edhe mjeti qe shkaktoi aksidentin.

  10. Skënderbeu says:

    Sipas ligjit duhet të ndalej dhe ti jepte ndihmën e parë. Ka shumë mundësi të ketë qënë i pirë dhe ka shkuar në komisariat sepse policia rrugore mund ti bënte testin e alkoholit. Të shohim a do ja hedhë dhe ky pa lagur.

  11. Beni says:

    Me siguri nuk ka egzistu shenja ,”kujdes lopa ne rrugë”, ketu ne perendim nuk dalin njerzit ne autoudhe, ndryshe qkutpim ka autostradat kur dalin njerzit ne rruge si kafshet…
    Familjes ngushllime, ama per delutetin ndjej keqardhje…

  12. shqip says:

    Ngushellime familjes se te ndjerit . Rrethanat Jane te Tilla qe e justifikojne ne nje fare mase A.R. E para , te kalosh ne autostrade eshte edhe ne kundravajtje te kodit rrugor . Çuna ; kodi rrugor eshte per mjetet , Po edhe per njerezit . Kurse dep A.R , ka pjesen e tij te fajit . Ne keto raste , nr i pare qe thirret eshte ambulanca ( urgjenca) . Koha e prezantimit ne polici ka ndodhur 10- 15 minuta me pas . Pra ai nuk eshte se i eshte shmangur pergjesise . Le te Marri ate qe i takon . Per pjesen e vete te fajit . Po mos i masakrojme njerezit vetem se dikush e lidh me politiken . Ata te pd ( dru me pre ) , asnjehere nuk e konceotuan dot qe rruget Jane per makina . E jo te hyje lopa me gjithe qerre ne autostrade .

  13. Shaba says:

    Largimi eshte faj me paramendim. Per kete, Berishes, si i diskretituar, nuk ia prranon askush rolin e te drejtit.

  14. vera e nxehte says:

    Nuk ka poshtersi me te madhe qe per nje aksident, me faj apo pa faj, reagon nje parti me e madhe opozitare qe ne kater te sabahut pa gdhire. Keto nuk jane detyra partie, por ligji dhe rregulli. Por kur partia s’ka se me se te mirret, o do mirret me thashetheme, o do mirret me femijet e lagjes. Lume ai popull per ate parti qe ka votuar. Fatkeqesi per jeten e viktimes, por edhe per ate qe kreu fatkeqesine pa dashje. Rregulli dhe ligji le te vendosin e jo partia e shqetesuar pa dale dielli. Ka 26 vjet qe ka ikur ajo kohe.

  15. mirel says:

    Mire e keni ju qe i quani njerezit lope
    Po a ka ndonje mbikalim.per njerezit?
    Nuk e kam parasysh zonen ku eshte bere aksidenti por dhe pa mbikalim per njerezit eshte njelloj si ta detyrosh kembesorin te beje bixhos me jeten.

  16. osmani says:

    Duhen shikuar/konsideruar te gjitha shkeljet dhe te denohen fajtoret/pergjegjesit:
    1. Deputeti dueht te ndalonte ne vend, te lajmeronte policine dhe ambulancen menjehere! Ndihma vitktimes I jepet ne vend jo ne “paraqitjen” ne polici!!
    2. Thuhet qe viktima sapo doli nga nje furgon pasagjeresh qe e ndaloi ne rruge. Pergjgjes/fajtor shoferi I furgonit; pergjegjes/fajtor projektuesi, supervizori/ aprovuesi I rruges qe eshte pa dalje te vecanta per te devijuar automjetet jashte autostrades, apo per te hyre automjetet ne autostrade!!
    3/ Etj,etj…..cjane keta qe shkruajne me siper qe e ka fajin viktima …….”rruga eshte per maqina….” Si mendojne keta qe maqinat duhet te vrasin njerez??

    1. mirel says:

      Jo keta nuk mendojne qe njerezit jane te detyruar te kalojne se nuk kane menyre tjeter me te pershtatshme. Sipas ketyre shofereve, se duket qe jane shofere te indinjuar nga njerezit keta qe komentojne, domethene sipas tyre rruget jane bere vetem per makinat. Kembesori ta kaloje rrugen nga ajri..
      Dikur me ka rene rasti ta kaloj vete autostraden ne kembe dhe kam kercyer mbi ndaresen me vrap ne anet tjeter. Pasi pashe nga te dy anet majtas djathtas qe nuk kishte asnje mbikalim deri sa me zinte syri, u detyrova kalova.
      Vetem te ecje ndonje gjys ore te mire per te dale ne ndonje vend ku mund te kaloje me i sigurte.
      Po keta jane njerez idiote qe shikojne vetem ate majen e…timonit. Me tej nuk gjykojne.

  17. goni says:

    Deputet,e ne pergjithesi politikanet shqiptare mbajne rekord boteror per aksidente automobilistike qe jo pak here kane perfunduar me plagosje ose vdekje personash.
    Per shqiptaret kjo nuk ben aspak cudi sepse dihet qe deputet si dhe politikanet shqiptare, jane njerez te ngritur nga llumi i shoqerise , qe kane mare ne dore drejtimimin e shtetit duke mbjelle ne vend hajdutllik,kurveri dhe krime.

  18. Beni says:

    Eshte fatkeqesi qe mund ti ndodhe kujtdo qe nget makine ne Shqiperi por me cuditi fakti qe prokurori i gatshem nuk qenka fare i gatshem paska fikur telefonin (qe ja ka dhene dhe ja paguan shteti per te qene i gatshem) dmth po fle gjume per qejf dhe nuk do qe ta shqetesojne ama oret e sherbimit naten i do rrogen po e po natyrisht keshtu qe zoteria kur te kete mundesi ta ndezi tel ose kur te kaloje ndonjehere nga puna te beje ndonje leter per ngjarjen qe si prokuror i gatshem e ka pare me tv.
    Kesaj i thone disipline ne pune dhe hallall i kane leket

  19. Termal says:

    Perderisa ka makina dhe njerez qe levizin ne te njejtat rruge keto gjera do te ngjasin kurdohere ne Shqiperi si dhe ne c’do vend tjeter te botes.Jane bashkudhetare te jetes .C’do diskutim nga pas eshte ceshtje teknike dhe ju takon organeve te specializuara ta zgjidhin. Ajo qe eshte e vecante per Shqiperine eshte politizimi i ceshtjes .Shikoni PD do me patjeter ta nxjerre personin qe shkaktoi aksident si “mik te ngushte te Edi Rames” .Jane gati te thone qe aksidentin e shkaktoi me urdher te Rames.Parti qesharake , e paafte te artikuloje nje ceshtje serioze por vec sajesa.Natyrisht gjykata mund ta fajesoje por edhe mund ta cfajesoje deputetin, sepse dy jane mundesite , por per SHQUP-in nuk ka fare rendesi zbatimi i ligjit por vetem mundesia, qofte edhe e paqene ,per te akuzuar kundershtarin e rradhes ne politike. Mbani mend si e akuzonte Fatos Nanon per aksidentin e Shkallnuerit, ku u vra gjithashtu nje njeri. Per sa kohe Nano ishte nje kundershtar politik ai ishte nje vrases qe duhej denuar por sapo ai e solli punen qe Saliu te kthehej perseri ne pushtet jo vetem qe nuk u akuzua me per Shkallnuerin sikurse ishte premtuar nga PD ,gjoja ne zbatim te ligjit ,por as ju permend me kjo histori dhe me ligjin u fshi menderja.Kjo eshte e rendesishme ne kete histori, te cilen Saliu e si gjithnje e kthen ne mesele, ore njerez dhe jo ana teknike e ngjarjes qe nuk zgjidhet ketu.

  20. sula says:

    Te dashur lexues gazetar e te tjere ,nuk jemi ne qe e ndajme kush kishte faj shoferi apo kembesori (pavarsisht si i kan emrat).Por kur ben ndonje aksiden, e para ti duhet ti japesh ndihmen e pare personit,dhe e dyta me e rendesisme ti nuk duhesh te lagohesh nga vendi i NJGJARJES!!!!!!!!!!!!!! (pa mare parasysh ku shkon,ne komisarjat apo diku tjeter)

  21. Vlora says:

    Komb egersirash dhe injorantesh, qofte shoferat qofte kembesoret. Kafshe neper timona qe nuk dijne c’eshte te japesh precedencen, c’jane vizat e bardhe ku kembesori ka precedence, kafshe qe kur je ne radhe parakalojne duke bllokuar trafikun. Nga ana tjeter kembesor idiota qe kalojne ku te munden, qe nuk dijne cfare eshte semafori i kuq (kur te kaloni tek kryqezimi i 21 do e shihni), kafshe qe i bien kryqezimeve mespermes. Mama me femije te vegjel qe kalojne me te kuq duke e disedukuar brezin e ardhshem. Inat do ju vi po ky eshte shqiptari= kafshe (mos eshte ofeze per kafshet se qente tek 21 presin jeshilin dhe kalojne ne vizat e bardha).

  22. shoku says:

    Ky aksident nxjerr ne pah disa problematika ne rruget tona, rrethanat e te cilave kur mblidhen, secili nga ne mund ta pesoje. ( qe vec autostrada nuk mund te quhen, se kush ka udhetuar jashte ne autostrade e di mire).
    1. Pergjegjesi e projektuesve.
    2. Mbikalimet jane shume larg njeri-tjetrit ( ne nje vend si ky i yni ku njerezit nuk njohin mjetueshem rreziqet per jeten kur kalojne rrugen)
    3. Absolutisht nuk duhet te kete ” stacione te improvizuara” edhe pse mund te kete “xhepa” per te marre udhetare. Kjo eshte pergjegjesi e pakontestueshme e qeverise per sigurimin e rrugeve dhe te jetes se qytetareve te saj.
    4. Drejtuesi i mjetit ( z. Aqif) kur pa se ( dhe ne ate vend fushepamja, pavaresishte se eshte akoma erresire, te le vend qe te devijosh ne kohe) kishte ndaluar nje furgon duhet te reduktonte shpjetesine ( jo me shume se 60 km/ore) dhe te kalonte ne korsine e dyte. Mendoj se ky veprim do ta shmangte aksidentin. Drejtuesit e automjeteve dhe shoferet e dine shume mire ( sidomos ne ate zone) se kur ndalon nje mjet para tyre mund te kete ndonje te pavemendeshem ( si viktima) qe mund te tentoje te kaperceje rrugen, prandaj kerkohet vemendje me e madhe per te shmangur aksidente.
    5. Sensibilizim i njerezve qe banojne prane rrugeve, sepse jane te papergjegjshem, pa kurrefare ideje se cfare rreziku te larte per jeten sjell kapercimi i rruges.
    konkluzioni: Pavaresisht se viktima mund ti kete dale dhe prere rrugen papritur makines, aksidenti mund te ishte evituar, nese do te ishin marre disa masa nga drejtuesi.
    E them dhe nje here se ajo nuk eshte autostratde sepse nuk ka sanje standart per te qene e tille.
    Drejtuesi nuk duhet te ikte nga vendngjarja. Po te shikoni mjetin e demtuar dhe vendin, goditja ka qene e forte ( xhami eshte thyer dhe forma e thyerjes e rrumbullakte eshte shkaktuar nga goditja me koke). Kofani eshte demtuar me kembe. Mjeti ne momentin e goditjes ka pasur shpjetesi ndoshta tej normave te lejuara.
    Nese ( large qofte) do te me ndodhte mua kjo gjeme, sot do te ishta pas hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje