Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen sot gjatë mesditës në Pukë pasi ra në kontakt me një kabull elektrik që ishte këputur.
Policia informon se gjithçka ndodhi pasi një kabull i tensionit të lartë u këput, duke krijuar kështu një vatër zjarri.
Raportohet se viktima, shtetasi me inicialet B.S, 55 vjeç nga fshati Rryp, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik.
Njoftimi i policisë
Me datë 21.08.2017 rreth orës 12:45 ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë.
Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Beno
Nuk dua ta prish gojën,
nuk dua tju shaj o të mjerë
nuk dua , o gazetarë
quhet “Kabëll -jo kabull”
o trutharë.
o Mero , o dyrrokësh
nuk të shaj
po qaj.
Po në emër të gjuhës shqipe
e imja nuk është
e jotja jo e jo
ruajeni fëmijëve tua lëmë
” Gjuha jonë sa e mirë
sa e ëmbël sa e dlirë…”