Zyrtare, Ruçi kryetar i ri i Kuvendit, Rama: Gramoz mbaje me nder... Ja kreu i ri i grupit parlamentar

27 Gusht 2017, 12:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrin e ri të kryetarit të kuvendit.

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, shefi i qeverisë është shprehur se në karigen e kreut të Parlamentit për mandatin e ri do të ulet Gramoz Ruçi.

Rama ka njoftuar se kreu i ri i krupit parlamentar të Partisë Socialste për mandatin e ri do të jetë deputeti i qarkut të Elbasanit Taulant Balla.

Ai është shprehur se Balla ka mbajtur herë pas here peshë të madhe në debatet politike brenda sallës së Parlamentit.

“Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë.

Besoj që është gjëja e duhur që Taulanti të marrë drejtimin e Grupit parlamentar,” u shpreh Rama.

Po kush është Gramoz Ruçi?

Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Veprimtarinë politike Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së.

Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Zoti Ruçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura dhe aktualisht është anëtar në Komisionin për Integrimin Europian.

Kryeministri Rama ka deklaruar se drejtuesi i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë Taulant Balla.

Kush ështe Taulant Balla?

Taulant Balla lindi në 12 Gusht 1977. Ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin “Al.I.Cuza” në Lasi, Rumani. Ka përfunduar Shkollën Doktorale dhe ka mbrojtur tezën e doktoraturës me temë “Reformimi i Sistemit Vendimmarrës në Bashkimin Europian” me vlerësimin Magna Cum Laude.

Pjesë e përgatitjes së tij profesionale janë edhe eksperiencat studimore në disa qendra universitare në Konstanz , Londër, Paris, Ëashington. Balla në vitin 2002 u angazhua në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PSSH. Ka qenë pjesë e stafit politik si këshilltar i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Integrimit, i Ministrit të Financave dhe më pas anëtar i stafit politik të Kryeministrit të Shqipërisë.

Taluant Balla në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar banorët e Bashkisë Librazhd dhe të komunave Qendër, Orenjë, Lunik, Polis dhe Stëblevë. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, u ri-zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në qarkun Elbasan, rrethi Librazhd.

Në Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013, Taulant Balla u ri-zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Elbasan, rrethi Librazhd. Z. Balla sot ka funksionet si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PSSH.

Balla është zgjedhur është zgjedhur deputet sërish në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

1 komente në “Zyrtare, Ruçi kryetar i ri i Kuvendit, Rama: Gramoz mbaje me nder… Ja kreu i ri i grupit parlamentar”

  1. Cudira Shqiptare says:

    Me pelqen shume biografia e Gramoz Rucit. Vetem se kane harruar te deklarojne enverizmin dhe heqjen e vizes nga ambasada amerikane.

    Sa per djaloshin nga Librazhdi votuar nga Elbasanllinjte…..Taulanti ka kry Universitet pa mbaruar gjimnazin, vertete thua? Po qe ka studjuar menjehere ne Rumani pa provuar universitetin e Kristalit. Rrofte rilindja dhe shqiperia demokratike nene Rambo2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje