Dy shpërthime janë dëgjuar pranë një fabrike kimike jashtë Hjustonit, disa orë pasi një zëdhënës paralajmëroi se një shpërthim gazi ishte i afërt.
Shpërthimet ndodhën në uzinën e Arkema Inc në Crosby të Teksasit. Kur gjeneratorët e saj rezervë u fikën, uzina mbeti pa energji dhe temperatura nuk mundi të mbahej më nën kontroll.
Vetëm pas orës 4:00 me orën lokale, Qendra e Operacioneve të Emergjencave të Qarkut Harris raportoi për shpërthime në fabrikë, dhe tymi i zi u pa që ngrihej nga objekti.
Burime nga zyra lokale thanë se të paktën një oficer u dërgua në spital pas shpërthimit dhe 9 të tjerë gjithashtu u nisën për të marrë ndihmë mjekësore.
“Ne duam që banorët vendas të jenë të vetëdijshëm dhe se rreziku i shperthimit vazhdon. Ju lutemi të mos ktheheni në zonën brenda zonës së evakuimit derisa autoritetet lokale të reagimit ndaj emergjencave të njoftojnë se është e sigurt për ta bërë këtë”, thuhet në njoftimin e bërë nga autoritetet.