Rrëfehet mes lotësh nëna e gjyqtares: Na ka lënë detyrë të vështirë. Prisnim të merrte rrogën Desi dhe…!

3 Shtator 2017, 21:10Kronika TEMA

Në shtëpinë e Fildes Hafizit, gjyqtares së ndjerë të ekzekutuar dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti, ka pllakosur zia.

Ora News ishte tek familja e saj e cila, nën dhimbje, familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, dhunë dhe kërcënime në prani të fëmijëve.

Ndërsa prindërit e të ndjerës, tashmë të mbetur pa shtëpi, kërkojnë ndihmën e shtetit për të rritur dy fëmijët e mitur, Melisën dhe Arlindin.

Prindërit e Fildesit thonë se e gjejnë forcën për të jetuar pas vrasjes së të bijës tek dëshira për ti qëndruar pranë mbesës e nipit, tashmë jetim.

Nafie Hafizi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe muajt e fundit ka jetuar nën përkundesjen e Fildesit dhe fëmijëve të saj.

Nuk mendon më për jetën e saj, por për plagën që i hapi vrasja e së bijës që e shikon sa herë flet sikur pret miratim prej saj.

Nafie Hafizi: Kërkoj ndihmë që këta fëmijë ti rris siç ka dashur ajo. Kam harruar çfarë më ka gjetur mua. Mua më raftë pika!Po nuk bjen pika. Kam harru se du me jetu me i rrit këta fëmijë.

Të dy janë pensionistë dhe druhen se çfarë do të ndodhë pas disa viteve me fëmijët e Fildesit në kohën kur nuk kanë as shtëpi dhe as të ardhura të tjera përveç pensionit.

Nafie Hafizi: Më ka lënë detyrë shumë të vështirë, ne jemi dy pleq. Sa të kem jetë do të mundohem me i rrit. Por nuk kam mundësi me i rrit si ka dashur ajo. Kushtet ekonomike i kanë shumë të vështira. Jemi dy pleq me dy pensione. Ne kemi prit me e marrë rrogën Desi, jemi në shtëpi me qira. Që me 1 shtator jemi të gjithë jashtë. Unë me dy fëmijë jam jashtë dhe me plakun.

2 komente në “Rrëfehet mes lotësh nëna e gjyqtares: Na ka lënë detyrë të vështirë. Prisnim të merrte rrogën Desi dhe…!”

  1. Lefter says:

    Ketu duhet te levizi shteti!!! Po te levizi mire ama!

    Babait vrases ti merret nje pjese e pasurise dhe tju kalohet femijeve qe ata te rriten normalisht! Gjithashtu edhe nje shtepi per njerez me te ardhura te ulta mendoj se ju takon!

    Shpresojme se shteti do ta beje kete..

  2. Argita_B says:

    Gazeta boll na hapet barkun duke bere biznes me fatkeqesine e nje familje! Keni nje jave duke postuar nga tre artikuj ne dite per nje vrasje ne familje! Ne nje artikull merni ne interviste vajzen, e tjtren djalin, ne tjetren te emen…Nuk keni respekt fare per familjen qe jeton zi dhe po jàperdor i vdekjen si show!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje