BE-të të vendosur: Vetting-u nis brenda dy javësh, muajt në vijim kyç për negociatat

4 Shtator 2017, 11:01Politika TEMA

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin është shprehur sot se Vettingu do nisë nga zbatimi brenda dy jave.

Duke e cilësuar reformën në drejtësi si reformë komplekse, por më të rëndësishmen, Vlahutin tha se deri në fund të vitit do nisë punën Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK-u.

Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë kyç” deklaroi ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në aktivitetin e shkollës verore europiane.
Vlahutin vuri theksin tek “lufta kundër krimit të oprganizuar përfshi asgjësimi i kultivimit dhe tregtisë së kanabisit.”

Ndërkohë shtoi: “Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”

Deklaratat e saj ambasadorja e BE i bëri gjatë Shkollës Europiane Verore që u mbajt këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

“Reformat do të sjellin një cilësi jete për popullin shqiptar në rrugën drejt BE.

Në fakt e kam thënë këtë gjë shumë herë në të kaluarën, unë vij nga një vend që e ka kaluar procesin e afrimit, procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë asaj rruge, pra gjatë gjithë rrugëtimit.

Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është reforma më impenjiative dhe më komplekse, është gati për t’u zbatuar me procesin e Vettingut brenda dy javesh ku do të ngrihet Prokuroria Speciale deri në fund të vitit.

Për çeljen e negociatave, është e qartë për të gjithë se çfarë lipset që të ndodhë për prioritetet kyçe, për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit.

Ne me zor presim të kemi Kuvendin e ri të Shqipërisë që të fillojmë punën jo vetëm me ta, por edhe me qeverinë“, u shpreh Vlahutin.

2 komente në “BE-të të vendosur: Vetting-u nis brenda dy javësh, muajt në vijim kyç për negociatat”

  1. spectrum says:

    Brenda dy vjeteve do te kemi zgjedhje te reja dhe nje klase politike te re pro perendimore

  2. LORA says:

    Lajm I mire.
    Uroj te pasohet me rezultate te prekshme e te besueshme nga njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje