Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në një intervistë për RTSH 1 me Lutfi Dervishin për marrëveshjen me PD-në.
Ai nuk u shpreh i sigurt se PD i qëndron ende marrëveshjes. Madje tha se në një moment ajo e shkeli atë duke lobuar në Bruksel kundër Shqipërisë.
Pjesë nga intervista:
Si rezultat i një marrëveshje me kryetarin e PD-së z. Basha arritët të realizonit zgjedhjet më të qeta në historinë 25 vjecare të tranzicionit në Shqipëri.. A synoni një marrëveshje për qeverisjen e legjislaturës….për të tërhequr opozitën drejt reformave dhe për t’ju larguar këtij spektakli që sapo përmendët?
Ne kemi një marrëveshje dhe unë uroj që ajo marrëveshje të mos ketë vdekur bashkë me zgjedhjet dhe me rezultatin shumë larg pritshmërive që mori Partia Demokratike, edhe pse me shumë keqardhje pashë një shprehje krejtësisht në kundërshtim me frymën e marrëveshjes kur lexova një paçavure të gjatë që një departament I PD-së çonte në Bruksel për të nxirë faqen e Shqipërisë.
Ajo që ju thoni le të grindemi në shqip, por të merremi vesh në gjuhën angleze…
Të mos bëhemi gazi I botës në gjuhën angleze, më saktë.
Lyli dava kalamau , kujton se po te fuksoje bashkeatdhetaret dhe kundershtaret politik ne bruksel , do ta marin ne konsiderate dhe do ndikojne ne favor te tij , keto peralla vetem Lyl karabushi i beson , vazhdo Lyl teveqeli , gjithe jeten tende politike do te kalosh ne opozite , dhe ky eshte versioni me i mire per ty or debil , o kriminel ordiner ,