"Nuk është mirë të flasësh keq për ne", Nasip Naço i nxjerr "sekretin" mikut socialist: Kemi bërë oponencë kur ishim në qeveri, ruajtëm integritetin

12 Shtator 2017, 13:12Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, tregoi një “sekret” nga foltorja e Kuvendit me një mik socialist.

Naço rrëfen se ai i ka kërkuar mos i vihet kundër PS, duke i kujtuar se kanë qenë bashkë në qeverisje.

“Miku im sopcialist më tha nëse është etike të dal kundër qeverisë kur ne kemi qeverisur së bashku.Dhe unë i them mikut tim se si mazhorancë kemi ruajtur integritetin, deri dje ne kemi bërë oponencë edhe brenda qeverisë, sot të jemi të destinuar të bëjmë opozitën sepse këtë rrugë zgjodhëm në fushatën elektorale. Nuk  është abuzim të thuash se sot shqiptarët janë më të varfër,” tha Naço.

3 komente në ““Nuk është mirë të flasësh keq për ne”, Nasip Naço i nxjerr “sekretin” mikut socialist: Kemi bërë oponencë kur ishim në qeveri, ruajtëm integritetin”

  1. genci says:

    Kur qenke bere me i varfer zotrote!

  2. Gr says:

    ke qene ish prokuror ne kohen e xhaxhit anetar i ps .Nuk behet qeveri me skrapalinj e kane thene bura me KOQE O Naco Edi Rama nuk eshte fatosi qe ja futet mbas shpine eshte Tirons por me origjine labe nuk ja ha qeni shkopin Buri i mire nuk behesh kure per te gjithe ata qe te njohin si spiun

  3. perkthyesi says:

    Ky Naco ka ne pronesi kafenene te konvikti i vajzave te Fakultetit te Mjekesise te Shkolla e Bashkuar! Nuk lane dy gure bashke keta horra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje