Gazetari Artan Hoxha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”, ku ka folur për kriminalët shqiptarë.
Ai ka risjellë në vëmendje Dritan Rexhepin, i cili është cilësuar si mbreti i arratisjeve dhe që së fundmi është kapur në Ekuador me 278 kg kokainë.
“Një nga grupet, një nga emrat më të mëdhenj të krimit në Shqipëri është i arrestuar dhe i burgosur në Ekuador.
Kërkohet të paktën në gjysmën e vendeve të Europës.
Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare.
Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje. Është kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë.
Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokaikën në burim, pra nëse ne merremi me canabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët.
Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë.
Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh”, tha Hoxha.
Aman shyqyr qe me dole tek emisioni i mbremshem kapital te njeriut te shquar Aleksander Furxhi por qe me ka terbuar shpikja e zonjes ballauri qe :TE GJITHA KRIMET QE BEHEN NE EUROPE I BENE SHQIPTARET . DHE CESHTE ME E KEQA THOT QE :KETO NDODHIN SEPSE KOHA E SOCIALIZMIT I KA MBYLL KETO GJERA NUK I KA NXJERR NE SHTYP DHE SIPAS KESAJ ZONJE I BIE QE KETO KRIME PO BEHEN NGA 60 -70 VJECARET QE JANE EDUKU NE SOCIALIZEM E JO NGA 20 -30 VJECARET .
Mire e deklarove qe ata drogistet e tipit Rexhepi jane grupet e tuaja te PS dhe jo te tonet te PD.Pranimi se ata jane grupet e tona ka shum d.m.th. sepse tregon qe qeveria e juaj eshte nje organizate mafioze e droges.bere shum mire qe e deklarove si grupet e Tuaja.
Grupet tona…?!!-I paske derguar TI me mision o gazetar ?-Qenkerkan perfaqesuesit e tu dhe te tjereve qe jane me ty !-C gazetar leshi a …pambuku jeni , kur nuk jeni ne gjendje as te kontrolloni e kuptoni ate qe thoni ?!