Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se Ousmane Dembele ka çarë bicepsin e tij femor në kofshën e majtë.
Francezi do të operohet javën e ardhshme në Finlandë dhe do të mungojë deri në katër muaj.
“Ousmane Dembele ka çarë bicepsin femor të kofshës së majtë. Lojtari do të operohet nga Dr. Sakari Orava gjatë javës tjetër në Finlandë. Ai prite të mungojë nga tre muaj e gjysmë deri në katër”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.
Dembele u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Getafes në kuadër të La Ligas.