Qeveria pritet që së shpejti të miratojë një formulë të re për taksën e pronës në vend në bazë të vlerës, po ndërkohë bashkitë vijojnë ta vjelin atë me tarifat e vjetra fikse për m2.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Co Plan dhe financatvendore.al, në vitin 2016, të ardhurat nga taksa e pronës në total për 61 bashkitë në vend ishte 3.9 miliardë lekë, ose rreth 29 milionë euro, me një rritje prej gati 20% në krahasim me vitin e mëparshëm.
82% e të ardhurave nga kjo taksë, vijnë nga taksa e ndërtesës dhe të tjerat nga taksa e tokës bujqësore.
Të ndara sipas bashkive, kryeqyteti i vendit Tirana, ku jeton rreth një e treta e popullsisë, ka arkëtuar 1.5 miliardë lekë taksa nga prona në vitin 2016, ose 39% të totalit të vendit. Më pas renditet Durrësi (7% të totalit), Fieri (4.4%), Elbasani (3.8%), Korça (3.6%), Lushnja (3.4%), Vlora (3.3%), Vora (2.7%), Kamza (2.7%), Shkodra (2.4%). Vihet re që bashki të mëdha si Shkodra e Vlora arkëtojnë më pak ose në nivele të ngjashme me bashki më të vogla si Vora, Kamza, apo Lushnja.
Të ardhurat nga taksa e pronave përbënin 5.7% të të hyrave totale të pushtetit vendor në vitin 2016. Eficiencën më të madhe në mbledhjen e taksës së pronës rezulton ta ketë Bashkia e Vorës, që siguron gati 15% të të ardhurave nga taksa e pronës. E dyta është bashkia e Belshit, me 11.2% dhe e treta ajo e Tiranës, me 10.6%. Nga qytetet e mëdha më dobët është Shkodra, që siguron vetëm 3.8% të buxhetit nga taksa e pronës. Më keq nga të gjithë është Bulqiza, që pothuajse nuk e mbledh fare këtë taksë, e cila përbën vetëm 0.2% të totalit të të ardhurave. Pasi qeveria vendosi të heqë dhe ulë taksën për biznesin e vogël, për pushtetin vendor është një nga të ardhurat më të rëndësishme dhe të qendrueshme, thonë ekspertët e Co Plan. (monitor)
Statistikat tregojnë se Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon për tatimin e pronës. Të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë janë më pak se 0.3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Rajoni e ka këtë tregues në rreth 0.7-1% të PBB-së, ndërsa vendi që ka performancën më të mirë është Kroacia, me rreth 2% të PBB-së.
Sipas të dhënave të OECD, në vendet e zhvilluara, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Itali janë sa 2.8% e PBB-së, në Greqi 2% e PBB-së, në Zvicër sa 1.9% e PBB-së, Austria 0.6%, Sllovenia 0.6%, Hungaria 1.3%. Nivelin më të lartë e mbajnë Britania dhe Franca, që mbledhin nga taksa e pasurisë 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Qeveria shqiptare, në bazë të rekomandimeve të FMN-së pritet të ndryshojë taksimin mbi pronën, duke e tatuar atë nga fikse, sipas vlerës. Formula që rekomandon Fondi Monetar Ndërkombëtar përfshin llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila. Megjithatë, sipas deklarimeve të mëparshme të FMN-së, procesi i prezantimit të tatimit mbi pronat, të bazuar në vlerë, do të duhet të vijojë me plotësimin e kadastrës fiskale, hartimin e kuadrit ligjor, të ketë konsensus të brendshëm politik në këtë hartim, të mobilizojë mbështetje nga donatorët dhe vendet fqinje për ndihmë teknike dhe të realizojë çështjet teknike dhe ligjore të lidhura me të.
Ekspertët e Co Plan pohojnë se kalimi në vlerë tregu është i drejtë pasi në këtë mënyrë do të paguhet taksë në varësi të nivelit të shërbimeve që ofrohen. Psh., kjo eshte arsyeja pse taksa e pronës është më e lartë në qendër të qyteteve ku shërbimet janë më të mëdha dhe më të ulëta në fshat (toka bujqësore) ku shërbimet janë minimale.
Megjithatë ekspertët e Co Plan tërheqin vëmeendjen që është detyrë e çdo qytetari të paguajë taksat, por nga ana tjetër, është plotësisht e drejtë e tyre të marrin shërbimet për të cilat paguajnë! Rritja e kësaj takse (që do të vijë automatikisht nga kalimi në vlerë tregu) a mund të thuhet që barazpeshohet nga rritja e nivelit të shërbimeve? Për ekspertët e Co Plan përgjigja është Jo.
FMN synon që me formulën e re, taksat mbi pronën të sjellin të ardhura të barazvlefshme me rreth 0.55-0.6% të PBB-së. Kjo do të thotë që të ardhurat e pritshme nga ky zë të arrijnë në rreth 65 milionë euro, me më shumë se dyfishim në krahasim me 29 milionë eurot që paguajnë sot banorët e 61 bashkive në vend.
kjo gje funksion ne cdo shtet dhe eshte nje gje shume e mire pasi bashkia ka pergjegjesite direkte mbi qytetaret e saj per ti qene me afer.
sdo ishte keq per asnje bashki pasi kjo forme e re taksimi mbi pasurite e paluajtshme ka dhe nje ndikim per pjesen e ekonomike te te gjitha bashkive para te cilat mund te shfrytezohen per zhvilimin e ketyre zonave , po ashtu pronat e qytetareve marrin vleren e tregut duke i bere edhe me te vlefshme ne raste shitjeje
Pikerisht. Kjo lloj takse rrit buxhetin qe kthehet me pas ne investime po per keta qytetare.
Me duket nje gje shume e mire aplikimi i kesaj takse. sidomos ndryshimet qe do te ndodhim me taksen ne baze te vendodhjes se prones.
mendoj se eshte nje takse efektive duke ndihmuar ne taksimin edhe ne ato zona ku nuk ekziston fare treg i prones, te ardhurat nga kjo takse mund te shkojne shume mire ne funksion te zonave te ndryshe qe kane nevoje per nderhyrje, nga ana tjeter sjell avantazhe per qytetaret te rivleresojne pronat e tyre me cmim reference nje menyre veprimi si ne gjithe vendet e tjera normale
tatimi mbi pronen duhet te konsiderohet dicka efektive sa i takon ndikimit ne ekonomi mqs sjell te ardhura te konsiderueshme ne buxhet, por eshte teper i vlefshem edhe per qytetaret qe zoterojne prona duke i vleresuar me cmimin e tregut si gjithe vendet zhvilluara
Nje lajm i mire per te gjithe ne. Bravo qe me ne fund po mundohen te behen disa gjera sic duhen. Suksese te metejshme.
taxat mbi pronen per te qene emirepritur duhet te dalloje nevojen edhe jo nevojen: pra tatimi mbi nje shtepi ne te cilen banojsh e nje shtepi qe e le me qira ,ose e le bosh.
Njera i pergjigjet nevojave themeltare:me pasur nje kulm mbi koke, cka nuk eshte luks e duhet te tatohet me nje çmim te arsyzshme et tjetra eshte per qef e duhet te tatohet, e bile te tatohet proporcionalisht dmth shtepia e dyte apo e treta te tatohet edhe ma shume per cdo banese plus…
Kjo eshte drejtesi e jo fukarenjt te paguajne po aq se pronari i nje qind apartamenteve;;; Kjo sjell levizje ne tregun e banesave edhe ndal betonizimin kot.
Po qeveria nuk guxon me ba se eshte ne sherbim te betonizereve!
Po qe e vertete nje thenie qe qarkullon ne media se taksa e vaditjes do paguhet edhe kur nuk ka parcela uje per vaditje me kujton nje vendim te asaj kohe te shkuar qe vinte nje plan per peshkun edhe ne koop malore si psh ne diber etj qe nuk njifej peshku jo m te kishte ne zonat e tyre.Po qe keshtu mendoj se duhet pare ne ndonje ze se behet qesharak e krijohet rast per gazmore se taksat do jene e duhen paguar
himara ,dhjermiu, qiparroi, perse nuk i paguajn taksat ! Dhomat e gjumit per turistat jepeshin pa pa bilet fiskale.kjo gje eshte e pa ligjshme.ku eshte financa.