Më 27- 28 Nëntor mbledhja e përbashkët e qeverisë Shqipëri-Kosovë

27 Shtator 2017, 11:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhen në një konferencë të përbashkët.

“Mbledhja e përbashkët e qeverisë Shqipëri- Kosovë 27 nëntor – 28 nëntor”

Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut lipset të jetë ndërthyrës i këtyre vetive në botën shqiptare dhe themeli i një qasje të re të domosdoshme të imazhit që përçojmë në botën që na rrethon dhe universit europian që prej natyre ne shqiptarët i përkasim.

Gjatë këtij viti që nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor dhe vijon të nesërmen me 28 nëntor me 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë do të ishte paudhësi të ushëtonte zhurmnaja e nacionalizmave folklorikë apo gumëzhima e të gjithë diturve që përtacia për të fraktuar ardhëri prej mundi dhe djersës i ka kthyer në rektorë të halleve tona të moçme, fataliteti dhe fatalizmat janë kthyer në burizanë squllësi dhe ndjeshmëri përkundrejt virtytit që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë por që lypsej në sytë e Bajronit veç të ishe më i arrirë” deklaroi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje