Nga Mero Baze
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk harroi askënd për ta takuar në Tiranë. Presidentin, kryeministrin, ish- presidentin dhe ish- kryeministrin, shefin e opozitës dhe partive të vogla, deri tek pretendenti për princ të Monarkisë në Shqipëri, i cili si rekord të jetës së tij, ka faktin që ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës.
Nuk besoj se Haradinaj në jetën e tij ka pasur kaq shumë protokoll brenda ditës. Firmosi dhe një protokoll të përbashkët me Edi Ramën për “Vitin e Skënderbeut”. Ranë dakord si do ta kalojnë dhe 27 e 28 Nëntorin bashkë të dy qeveritë, menunë e flive dhe tavës së Elbasanit.
Ky spektakël, sidomos kur bie në dorë të një regjisori si Edi Rama, është mbresëlënës dhe të mbush mendjen vërtet që je dikushi.
Por nuk dëgjova asnjë rresht çfarë u bë me patatet. Në kulmin e sezonit veror, pati një ngjarje të hidhur. Dogana e Kosovës bllokoi mallrat që vinin nga Shqipëria, pasi më parë doganat e Shqipërisë, kishin ndaluar patatet e Kosovës të futeshin në Shqipëri, pasi nuk e kishin parashikuar në marrëveshjen doganore. Shqipëria eksporton në verë gati 1 milion euro në ditë produkte bujqësore drejt Kosovës, ndërsa Kosova pak më pak, kryesisht patate, rrush, speca dhe ndonjë produkt tjetër bujqësor. Sistemi doganor mes dy vendeve, është më shumë pengues se ai mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian, apo ai mes Kosovës e Serbisë, nga ku na vjen mielli i helmuar për të dy shtetet.
Kanë gati 18 vjet që janë zotuar se do ta rregullojnë, se do heqin barrierat doganore, se do unifikojnë sistemin e mbledhjes së taksës doganore etj, por në fakt asgjë nuk është bërë. Rrushi i Kosovës kalbet tani nëpër rrugë dhe e ke të vështirë ta sjellësh në Shqipëri, ashtu si shalqini ynë kalbet në fusha në Myzeqe, dhe nuk është aq e lehtë ta çosh në Kosovë.
Të vetmet që kanë depërtuar në tregun e Kosovës nga Shqipëria janë shoqëritë e sigurimeve dhe rrjetet televizive, dhe ato me sa duket e kanë çarë kufirin me para në dorë. Gjithçka tjetër është më keq se mes dy shteteve normale. Shqipëria e ka humbur betejën për ta bërë Kosovën treg të saj prej 18 vitesh dhe për këtë nuk ja ka fajin, as Serbia, as Greqia, as Bashkimi Europian, por dëshira për ta parë veten në qilima të kuq dhe televizione si patriotë, dhe pastaj për të vazhduar tregtinë me Serbinë e vendet fqinje të Shqipërisë.
Tregu nuk diktohet me emocione patriotike dhe as me urdhra. Tregu diktohet me rregulla që e mundësojnë atë të jetë sukses. Dhe politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë dështuar ta bashkojnë tregun e Shqipërisë me atë të Kosovës. Kanë dështuar se janë pikë së pari të paaftë, pastaj të korruptuar dhe të kapur nga oligarkë që nuk e lëshojnë tregun e tyre me vendet fqinjë dhe në fund, edhe se nuk është se kanë menduar shumë për këtë punë.
Bashkimi Kombëtar është një flluskë sapuni që e fryjnë nga buzët e tyre kur i kanë keq punët me pushtetin, por nuk po ua kërkon njeri. Bashkimin e tregjeve, funksionimin si një shoqëri e përbashkët dhe hapësirë unike ekonomike, është një e drejtë që nuk të kufizon njeri. Por këtë duket që nuk e bëjnë dot.
Ndaj dhe dita e sotme ishte e mbushur me qilima të kuq, flamuj kombëtar, himne, ish- presidentë, ish- kryeministra, presidentë e kryeministra në detyrë, e deri pinjollë të Monarkisë, për të na kujtuar se të gjithë këta së bashku, as patatet e Rahovecit nuk na i sjellin dot në Kukës. Asnjë fjalë nuk dëgjova për patatet!
Je i madh Mero qe u kujton klases politike ne dy anet e kufirit detyrat qe ato duhet te kryejne por qellimisht apo nga injoranca po i harrojne ti bejne.
Big like Mero!!
KUR TE MBLIDHEN ME 28 NENDOR , DO TE DISKUTOJNE PER PATATET ,RRUSHIN DHE MIELLIN .
Sakte!
shumë mirë e ke thënë
F A N T A S T I K !
SHKRIM
B R I L A N T !
Kjo eshte gazetaria dhe Gazetari qe i shkelqen Fjala si Vetetima!…
Shume ok…por ky shkrim do ishte me produktiv nese do te ishte bere perpara ose ne prag vizite….jo per gje por per kujtese te atyre qe e kane per detyre ta kryejne kete veprim ekonomik qe vjen ne dobi te Shqiptareve te dy aneve te kufirit… .
Tashme e dime …te dy qeverite u sherbejne grupeve te interesit dhe jo popujve te tyre….mjerane.
Mero! Shqiptarët dhe kosovarët, ndonse flasin një gjuhë, i bashkon vetëm ajri. Urrejtja për vëllain është shumë më e hidhur se urrejtja për komshiun që nuk ke lidhje gjaku. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën as që ka për të ndodhur kurrë paqësisht. Ti kërkon të bashkojnë të paktën tregun e patateve, por gabon rëndë. Kurrë nuk kanë për t’a bërë. Dhe sa për bashkimin e dy vëndeve, kjo ka për të ndodhur vetëm kur Sërbija të urdhëroj Kosovarët, të armatosur gjerë në dhëmbë po nga ajo, të sulmojnë dhe pushtojnë Shqipërinë me ndihmën e saj, që më vonë ti ketë të dy nën suazën e saj.
Duket si mendim i marrë, por këtu kemi për të qënë. Për Sërbinë nuk ka situatë më oportune për ti gllabëruar trojet shqiptare se sa kjo aktualja, me njerëz në krye të Kosovës që nuk kanë asnjë qëllim tjetër veç pasurimit të tyre. Kosovarët, përpara lekut nuk vënë asgjë, as motër dhe vëlla, as fe dhe atdhe.
Mbase eshte edhe keshtu.Mbase nuk duan te hapen ne syte ” e te tjerve”.
Po vete tregetaret perse nuk e kane ngritur kete teme si primare?
Nuk e di por dicka fshihet…se po ta shikonin me interes tregtar do ishte hapur kufiri, dogana,per mos te thene se do e conin detin ne prishtine.
Nejse…fshatari i shkrete c’ faj ka!
Z.Mero!
Jam nje konsumator i rregullt i trgut te fruta- perimeve.Cmimet jane me te lartat ne evrope pa asnje ekzagjerim.Te merr malli te shikosh nje ” fshatar- buqesor,per te mos thene se ska asnje.
Jemi i vetmi vend ne rruzull qe fshataret nuk kane tregun e tyre,perse?!Ke frike te blesh portokale Mero,se cmimi eshte stratosferik….etj etj etj.
Ndaj duhet te sillje tek shkrimi yt edhe kete gje.
The qe patatet dhe shalqiu galben.Po se cfare cmimi shesin fshataret produktet e sa blejme NGA TREGTARET nuk e the( ketu qendron edhe zgjithja e problemit).
Me kujtohet diku nga korriku te gjitha kanalet tv,kishin reportazhe per ” nektarinen” se si po kalbej ne peme dhe se bujqsit e shisnin 80Lek te vjetra dhe nuk gjenin treg.Tregetaret,nektarinen me te lire e kishin 500Lek te vjetra.Lind pyetja,po ta shisnin fshataret vete ne treg sa do e shisnin?
Edhe me 200lek ta shisnin,me mire se 80lekshi eshte.
Pa nje treg te brendeshem te zhvilluar, te pasur me mallra dhe pa dogana ne te dy anet e kufirit nuk do te kete zhvillim por vetem papunesi si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Me keto dogana qe ngadalesojne qarkullimin e mallerave e demtojne konkurencen nuk do kemi zhvillim te fshatit dhe levizjen e popullesise drejt bujqesise, por vazhdimisht rritjen e popullesise ne qytet. Mero ka dhene alarmin per keto pasoja.
Nuk bashkohet tregetia e shqiperise me ate te kosoves nga djali i Janullatos sepse djali ka ne zemer e mendje Greqine e Serbine,eshte mashtrue e Hipokrit dhe Kali i Trojes ne shtetin shqiptar
@ EDI RAMA
KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË,
1. Tregoni me shume respekt & vemendje ne problemet qe ju shpjegoi Z.Albin Kurti.
2. Te jeni shume here me mire organizator, punetor dhe praktik, sesa formalist e teorik.
3. Zoti Piktor, Kujdes poshte te gjitha deteve ka gjithmone toke, dhe ne shume raste kjo toke (underwater land) ka burime te medha minerare.
SHËNIM: E çuditshme, megjithe fjalet dhe premtimet e medha ne te gjitha aspektet dhe fushat, ka 4 vjet rrjesht qe prap “keni harruar” patatet!
pershendetje prit te behet prushi me i pjek patatet se pa pjek nuk behet asgje