BE përgatitet për "luftë" kundër krimeve... kibernetike

28 Shtator 2017, 16:24Bota TEMA

Bashkimi Evropian do të zhvillojë sot ushtrimet e para, si përgjigje për krizat e kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Ushtrimet e titulluara PACE17, do të zgjasin për një javë dhe do përfshijnë testimin e një kërcënimi hibrid ndaj BE-së dhe vendeve anëtare.

Ky testim ka për qëllim të kuptojë se sa shpejt mund të reagojë BE-ja ndaj një kërcënimi të tillë dhe se sa janë të koordinuara vendet anëtare për këtë hap.

Gjatë muajit të ardhshëm do të mbahen ushtrime të veçanta edhe nga NATO-ja.

Sipas një njoftimi nga Bashkimi Evropian, të dy ushtrimet do të mbahen “në mënyrë paralele, mirëpo në mënyrë të koordinuar nga stafi i BE-së dhe NATO-s”, me qëllim të dy organizatat të përgjigjen njëjtë gjatë momentit të krizave.

Gjatë muajve të fundit, Bashkimi Evropian ka rritur masat ndaj krimeve kibernetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje