“Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë”, është një batutë e famshme filmi, që përshtatet në sport.
Por, duket se skandali në futbollin shqiptar ka arritur në nivele tepër shqetësuese. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka filluar ta përdorë Federatën dhe evenimentet e saj si pronë private.
Rasti më i fundit, është abuzimi me fondet dhe projektet e UEFA-s. Në projektin “Grassroots”, për të cilin UEFA paguan më shumë se 100,000 euro në vit, si fillim ai ka lejuar që të zhvillohen në trotuaret e qyteteve, duke vënë në rrezik shëndetin e fëmijëve. Një organizim me kosto minimale, për të lënë dyshime të mëdha se ku kanë shkuar realisht fondet e UEFA-s.
Por, kreu i FSHF-së nuk është mjaftuar me kaq. Pikërisht në organizimet e projektit “Grassroots”, paratë e të cilit paguhen të gjitha nga UEFA, Armand Duka ka reaklamuar bizneset e tij private.
Duket e pabesueshme që ka arritur deri në këtë nivel abuzimi, por është e vërtetë. Pikërisht në rrethimet e fushave të improvizuara, ku luajnë disa fëmijë të pafajshëm, janë vendosur reklama të bizneseve që “Vipsport.al” konfirmon se janë të vetë Armand Dukës.
Duhet theksuar, se këto projekte janë të financuara nga UEFA dhe nuk ka sponsorizime zyrtare, që të përdoret imazhi i pafajshëm i këtyre fëmijëve. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar Armand Dukën që të reklamojë bizneset e tij, duke e trajtuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe fondet që dërgon UEFA, si një pronë private.
Në reklamat e vendosura bien në sy firmat “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella”, të cilat janë në pronësi të kreut të FSHF-së. Që të treja, të vendosura në evenimentin “Grassroots” të UEFA-s.
Më poshtë, “Vipsport.al” konfirmon me prova edhe pronësinë e kreut të FSHF-së mbi këto kompani, që u reklamuan në një eveniment të financuar nga UEFA dhe të organizuar nga institucioni që ai drejton.
Nga ekstraktet e QKR konfirmohet se Armand Duka është 50% aksioner në kompaninë “Eco Market”, e cila është distributor zyrtar i “Divella” dhe “Ama Caffe”.Dy firma të reklamuara në aktivitetin e organizuar nga FSHF dhe i financuar nga UEFA.
Nga ekstraktet e QKR konfirmohet se Armand Duka është 40% aksioner në kompaninë “Go Tech”. Firmë e reklamuar në aktivitetin e organizuar nga FSHF dhe i financuar nga UEFA.
Kurube dhe Armand Duka skllavopronar i shqiptareve le ti perdori fondet si te doje.
Dukes i jane provuar shume krime por asnje lloj ligji nuk e kap.
Cfare lloj institucioni eshte ky pozicioni i Dukes.
Nuk i nenshtrohet asnje lloj ligji dhe asnje ll9j rregulli shteteror.
Duka, shtet me vete ne Shqiperi.
Dergoni tek uefa,jo vetem ne gazeten shqiptare qe nuk e lexon askkush ne uefa.
U ju qifsha ropt mu ne pidh me gjith lajmet qe jepni ju se ngeli armando duka per 100 mij euroshin e fondit or kara gazetaresh po dhe ato rklama rrethuse ai i ka vu nga biznesi tij jo nga fondet o moter qira