VIDEO/ Kishin vënë tavonina pokeri në lokalet e tyre, pranga 2 pronarëve

29 Shtator 2017, 13:55Kronika TEMA
VIDEO/ Kishin vënë tavonina pokeri në lokalet e tyre, pranga 2

Policia e Tiranës vijojn kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë ditës së somte policia ka evidentuar 2 raste të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Forcat blu gjatë kontrollit të ushtruar në dy lokale gjetën 4 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako lera bixhozi, dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pranë D.V.P.Tiranë proceduan penalisht shtetasin E.D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi pasi në rrugën “Aleksandri i Madh”, në ambientet e brendshme të lokalit bar, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar 10 shtetas duke luajtur poker në një tavolinë të përshtatur për lojëra fati.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri.

– S.R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Mikel Maruli”, në ambientet e lokalit për lloto sportive, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar është konstatuar aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale :

– 3 tavolina pokeri

– 80 fisha pokeri

– 5 pako letra bixhozi

– 1 DVR të kamerave të lokalit

– një shumë lekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje