Ja lista sipas viteve të akreditimit
Është zyrtare; Universiteti i Tiranës, nga të gjithë universitetet shtetërore, është universiteti më i dobët, me vetëm 1 vit akreditim nga 6 që është maksimalja, pra me vetëm rreth 15% të standardeve të plotësuara.
Ka përfunduar dilema dhe debati i kësaj jave në media në lidhje me vendimin e këshillit të akreditimit mbështetur mbi raportin e ekspertëve të agjencisë britanike QAA, (Quality Assurance Agency), për përfundimin e akreditimit të të gjithë universiteteve shtetërore dhe disa prej universiteteve private në vend. Pjesa tjetër e universiteteve private vazhdojnë dhe vendimet do të merren në muajin tetor-dhjetor, dhe deri në fund të vitit i gjithë procesi ka përfunduar.
Lajmi është se universitetet publike, pa përjashtim të 12-të, kanë dalë me standarde të mangëta, standarde të paplota dhe e gjithë panorama e universiteteve shtetërore është ashtu siç përflitej, shumë larg standardit maksimal, standardit ligjor shqiptar, i cili i referohet standardeve ligjore europiane.
I 12-i është renditur Universiteti i Tiranës, i 11-i Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës me dy vite akreditim nga gjashtë, pastaj vijnë Universiteti Politeknik, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Sporteve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër, me gjysmën e kritereve me 3 vite nga 6 vite akreditim, ose përafërsisht me 50% të standardeve.
Në grupin tjetër hyjnë 3 universitete; Universiteti Bujqësor i Tiranës, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti i Arteve, me përafërsisht 70% të standardeve.
Në grupin e parë hyn Universiteti i Mjeksisë së Tiranës, dhe Universiteti “Fan Noli” i Korcës, që kanë arritur rreth 80% të standardeve, kanë marrë akreditimin 5 vite nga 6 vite që është totali.
Ndërkohë panorama e universiteteve private, 4 universitete private të akredituara deri më tani, është krejt ndryshe. Universitetet private janë me 5 ose 6 vite akreditim, në grupin e universiteteve deri më tani. Universiteti “Marin Barleti” plotëson të gjitha standardet dhe renditet i pari me 6 vite akreditim, me maksimalet, kurse Universiteti Europian i Tiranës, Kolegji Universitar i Tiranës dhe Shkolla e Lartë “Nehemiah Gateëay”, me 5 vite realizim të standardeve, mbi 85% të standardeve.
Kjo diferencë midis panoramës së sektorit privat dhe sektorit shtetëror është tipike edhe sipas vlerësimeve të tjera ndërkombëtare edhe në rajon dhe thekson avantazhin e sektorit privat ose sektorit të pavarur në vend, edhe pse ky sektor është i ri, relativisht ka një jetë 15-vjeçare që kur profesori Gramoz Pashko themeloi universitetin e parë privat në Shqipëri, Universitetin e Neë York-ut.
Akreditimi i pjesës tjetër të institucioneve private është planifikuar për muajin tetor dhe deri në muajin dhjetor do të përfundojë e gjithë panorama e mjedisit akademik shqiptar.
Është hera e parë që universitetet shtetërore futen në procesin e akreditimit, ndërkohë që ky proves ka qenë i zakonshëm për universitetet private. Është hera e parë që zbatohet parimi një kut-një masë për akreditimin institucional, një prej dy akreditimeve që kërkon legjislacioni shqiptar.
Akreditimi i programeve të studimeve mbetet një sfidë dhe një proces tjetër për universitetet shtetërore për t’u parë, ndërkohë që universitetet private janë të akredituara.
Akreditimi është një bazë e mirë për shoqërinë dhe aktorët institucionalë për të përmirësuar sistemin dhe është një bazë e mirë për prindërit dhe studentët për të dalluar se në cilin universitet të shkojnë.
Procesi i renditjet nuk ka ndodhur akoma në Shqipëri, por e kanë kryer vende të përafërta me ne siç është Maqedonia, që ka ftuar agjensinë presitigjoze të rankimit, Shangai.
Po per te dhene diploma,me pare,pa shku asnje dite ne shkolle,kush eshte i pari?Kush mund ta dije,mund te na thote.
Po Epoka, apo Zonja e Kesjillit te Mire, nuk jane akredituar.?
Te na spjegoje pak QAA mbi cfare baze behet akreditimi.
Standartin mesimor e vendos qeveria me ministrine e arsimit ne bashkepunim me Akademine e Shkencave.
Falimentimin e ketyre institucioneve po e ben shteti, dhe i pari qe nuk merr akreditim eshte shteti.
Te tjerat jane peralla per idiote se nuk ka asnje agjensi private te standartizoje edukimin e nhe shtet.
Strategji per te falimentuar Universitetin Shteteror.
O Mirelo, kjo agjensia eshte e kontraktuar nga shteti shqiptar per te bere kete akreditim. Pra agjensia private po verifikon zbatimin e legjislacionit shqiptar nga institucionet e arsimit te larte, nuk po vendos standarde, thjesht po monitoron zbatimin e tyre. Sa i perket kritereve mbi te cilat bazohet akreditimi, ato i gjen ne faqes shteterore ascal.al
Cilesia e Universitetit percaktohet nga cilesia e studenteve qe diplomohen, te tjerat jane dengla. Te privati shkojne ata qe kana para dhe s’kane as nivelin minimal nga shkolla e mesme, pra “krundet”. Sot buka me krunde eshte me e shtrenjte se buka me miell normal.
ASCAI ka matur sasine e krundeve per te vleresuar universitetet.