Kosova, Rashica: Shpresojm që ndaj Ukrainës të marrim fitoren e parë

4 Tetor 2017, 17:03Sport TEMA

Ylli i Vitesses, Milot Rashica, ka deklaruar se shpreson që kombëtarja e Kosovës të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Ukrainës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Ukrainën, e cila luhet me 6 tetor në stadiumin e Shkodërs, “Loro Boriçi”.

“Për momentin atmosfera është shumë e mirë. Sot jemi bërë bashkë i gjithë ekipi, pasi që dje ka pasur disa mungesa dhe e dimë se pikët janë shumë të rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për neve… Normal, shpresoj të arrimë fitoren e parë, pse jo”, theksoi Rashica.

Kosova ka vetëm një pikë në Grupin I, derisa Ukraina ka 14 pikë, dy më pak sesa Kroacia e Islanda, që ndajnë dy pozitat e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje