Të enjte, 19 Tetor, ora 21:05, Skëndërbeu pret në stadiumin ‘Elbasan Arena’, Partizanin e Beogradit. Takim i vlefshëm për fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Bardhekuqtë janë në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për të kaluar më tej.
Ndërkohë, klubi i bënëë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat duke nxjerrë në shtije dhe biletat.
Njofitimi i klubit të Skëndërbeut
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna G dhe C – 500 Lekë
Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë
Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë
Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë
Tribuna B3 – 3000 Lekë
Tribuna VIP – 6000 Lekë
PIKAT E SHITJES – Biletat mund ti blini prej ditës së nesërme tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë. Në ditët në vijim do ju njoftojme dhe për pikat e shitjes dhe oraret në qytetet Elbasan dhe Tiranë.
TRANSFERTA – Për këtë transfertë klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në ‘Elbasan Arena’. Detajet e udhëtimit do publikohen në vijim.
ORGANIZIMI – Biletat për takimin e radhës për shkak të rëndësisë së veçantë që mbart takimi do të jenë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të bëhet ne kartë identiteti. Tribunat D, E dhe F do të shiten vetëm në qytetin e Korçës. Klubi prej javësh në bashkëpunim me UEFA, policinë e shtetit dhe Security janë duke marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij takimi. Lutemi të gjithe tifozëve që ky takim të mbetet brënda ‘kornizave’ të futbollit për të mos dëmtuar për ndeshjet në vazhdim klubin.