Tensionohet situata në Kuvend/ Ruçi: Basha do ndëshkohesh, pushtove foltoren

5 Tetor 2017, 10:57Politika TEMA

Nisja e seancës së sotme është shoqëruar me debate të forta.

Kjo, pasi Lulzim Basha ka pushtuar foltoren e Kuvendit dhe ka kërkuar diskutime pa limit, për reformën zgjedhore, gjë që nuk parashikohej në rendin e ditës.

Situata është tensionuar dhe Gramoz Ruçi ka paralajmëruar Bashën se do të marrë masa ndaj tij, duke qenë se nuk largohej nga foltorja.

Teksa ai sqaronte, përreth u mblodhën deputetet e PD-së.

Ruçi njoftoi se Basha nuk ka të drejtë të pushtojë foltoren.

“Do ndëshkohesh dhe nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet, zoti Basha ke pushuar foltoren.

Tërheq vërejten sipas rregullores”, tha Ruçi dhe njoftoi 5 minuta pushim.

1 komente në “Tensionohet situata në Kuvend/ Ruçi: Basha do ndëshkohesh, pushtove foltoren”

  1. Fatosi-kosove says:

    Lul basha sillet si kryetar i xhungles,shifni sa te poshter qe jane duan ta bejne edhe diellin qe te sillet siq duan ata,shifni paloken qe turret si qen i qartur,duke harruar se kur ishte PD en pushtet ish opozita skishte asnje te drejte,se po provoi kush ta uzurponte foltoren jozefina i kujtonte zhelet,dhe lul basha me kafshet e tij duan te bejne rregull ne kuvend e ne shqiperi siq paten bere dikur ne lazarat e ne shesh ku vriste njerez si millosheviqi dikur ne kosove,po çfar reforme duan keta o te mjere,keta duhet ta provojne doren e shtetit por me qe drejtesia kontrollohet akoma nga pylltar te vendosur kryeprokuror r gjykates nga sali berisha e lul absha,tentojne qe te krijojne sa me shume tensione,jo per shqipatret por per grupin e vet mafioz qe i pret burgu,turp per gjithe ata njerez te thjeshte qe kne votuar per keta kriminel e edhe me turp per llallen qe nuk i shef krimet dhe kercenimet e sali berishes e lul bashes por kerkon ta zbuloi pordhen e deputetit te PDIU-s qe vetem kjo dyeshe e paska ndegjuar,Ruqit duhet ti themi bravo per qendrimin rigoroz ndaj secilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje