Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar pasditen e së premtes në qytetarët e Vlorës.
Kur fjalën e mori kryebashkiaku i Selenicës Përparim Shameti perfaqesues i PD, ai i kërkoi kreut të qeverisë më shumë interes për fshatin.
“Unë si kryebashkiak i Selenicës, kërkoj më shumë përqëndrim të vëmendjes tek fshati, pasi vetë bashkia jonë është e shtrirë në zonë rurale.
Ti ke shkuar në Orikum, e s’ke ardhur në Selenicë
. Nga ana tjetër ne kemi bërë investime në bujqësi pavarësisht buxhetit të vogël.
Në 140 milionë të dhëna nga qeveria, 100 milionë i kam shpenzuar për bujqësinë” u shpreh kryebashkiaku.
Kreu i qeverisë e lavdëroi për punën e bërë, dhe për batutë i tha: “Nesër më ke atje, do vij të të vizitoj”.
Ja ketu po , ka fol shum mire huri
Shum mire te shkoj atje ti shofi gjerat nga afer