Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi me rezultatin 0-0 me Genoan në “San Siro”.
Skuadra e drejtuar nga Vicenzo Montella, vijon të mos fitojë në kampionat prej katër ndeshjeve rradhazi duke u ndalur në barazim edhe me Genoan.
Milani u detyerua që të luajë me 10-lojtarë që nga minuta e 25, pas përjashtimit me karton të kuq të kapitenit Leonardo Bonucci.
Pas këtij barazimi, Milan bie në vendin e 11-të me 13 pikë, 12 më pak se sa Napoli në vendin e parë.