Partizani-Vllaznia, luliano: Ndeshjet fitohen edhe kështu; Gjoka: Na duhet shumë punë

22 Tetor 2017, 16:25Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, mendon se me kthimin në formën optimale fizike, ekipi i tij e ka më të lehtë të fitojë ndeshjet. Ndonëse sot Partizani nuk dha spektakël, trajneri deklaroi se ishte i kënaqur edhe kështu, pasi skuadra e tij mori maksimumin në fushën e Vllaznisë.

Për fitoren e sotme

“Duhet t’u bëj komplimenta djemve se vuajtën, dhanë provë maturie.  Adminsitruan momentet e vështira të ndeshjes, ftohen ndeshjet edhe kështu, ishim kompakt. Arritëm të merrnim maksimumin edhe me problemet e disa lojtarëve”.

Për gjendjen e ekipit

“Po rritemi. E dija se përveç nivelit fizik që po arrijmë në kondicionin e duhur, të gjithë po japin shumë. Shihet në kompaktësinë, në distancën në skuadër, lojën si skuadër. Kemi më shumë forcë në rikuperimin e topit, apo mbylljen e hapësirave. Po shfaqim një nivel të mirë, flas për rritje, besim dhe jemi një skuadër që tani është mirë”.

Për paraqitjen e Adorjan

“Adorjan nuk ishte në maksimum, pësoi një goditje në stërvitje dhe kishte shumë dhimbje. Po alternon ndeshje të mira me më pak. Sot kishte këtë problem dhe nuk e bëri të ishte i qetë e në 100%. U desh ta hiqja se ishte i lodhur, u sakrifikua, loja nuk ishte e lehtë, bëri punën e pistë deri sa ndenjë në fushë dhe komplimentet janë për të. Por për kush luajti, se ishin shumë mirë sot”.

Nëse kjo skuadër është ajo që premton për titull

“Unë nuk kam premtuar asgjë, jam këtu për të punuar që të rrit një skuadër të mirë, të integroj disa lojtarë. Sa i përket frymës, është skuadra që dua, ka shpirt luftarak, sakrificë, një skuadër që mund të bëjë mirë. Në nivel lojë ka ndeshje ku ecën mirë, ndeshje ku rezultati që në fillim nuk të lejon të luash. Çdo ndeshje është ndryshe, nëse do të flasim për gjendjen aktuale jam i lumtur”, u shpreh luliano

Ndërsa, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka që debutoi me humbje në stolin e kuqebluve u shpreh:

 

“Do të isha i kënaqur nëse do të dilja me 1 ose 3 pikë. Mendoj se e kërkuam golin por nuk e kërkuam mirë. Nëse arrijmë të zgjojmë cilësitë e lojtarëve, besoj se do të ndryshojnë gjërat. Mendoj dhe shpresoj se duke ndryshuar disa gjëra ne do t’ia dalim.

Skuadra nuk ka asnjë problem dhe nëse do të kishte më shumë lojatërë do të ishte më mirë. Duhet të kalojmë ngërçin, por mendoj se duhet pak kohë. Për të arritur te ajo që na duhet mendoj se na duhet ende shumë punë”, përfundoi Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje