Ish -ministri Naço nxjerr bllof Prokurorinë dhe PD-LSI: Deputetit s'mund t’i hiqet imuniteti kur ka sulme politike!

24 Tetor 2017, 18:22Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço nxjerr padashur bllof prokurorinë por dhe veten lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Naco i LSI, ka cituar sot në media një argument tepër të fortë, që vjen nga Komisioni i Venecias, lidhur me heqjen e imunitetit të deputetëve.

“Në një raport të nxjerrë në Maj të 2014 nga Komisioni i Venecias, deputetit duhet t’i hiqet imuniteti për çfarëdo akuzë vecse kur ka interferencë politike, kur ka sulme, qendrime te theksuara politike, kur cështja eshte vetëm politike. Në këtë rast duhet të mbrohet për shkak të luftës politike që bëhet”- është shprehur Naço duke shtuar se duhet t’i qëndrohet strikt kushtetutës dhe rekomandimit të Venecias.

Por, duke e ditur që është kështu, pse Naço tha se LSI do votonte për arrestimin e Tahirit në Kuvend?

Naco, me 15 vite eksperiencë në fushën e drejtësisë, duket se i ka dhënë një goditje të paparashikuar kërkesës së pabazuar në fakte të prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit dhe qëndrimit të LSI-së.

Kujtojmë se prokuroria nuk paraqiti në Këshillin e mandateve asnjë provë që fakton përfshirjen e drejtpërdrejtë të Tahirit në trafik ndërkombëtar, cështje kjo me interferencën më të madhe politike.

Ndërsa Tahiri është vënë në qendër të sulmeve politike, të pafaktuara edhe këto nga PD e LSI, mediat vijojnë të tregojnë lidhjet e tre prokurorëve të cështjes Tahiri, me ish kryeministrin Berisha dhe djalin e tij.

7 komente në “Ish -ministri Naço nxjerr bllof Prokurorinë dhe PD-LSI: Deputetit s’mund t’i hiqet imuniteti kur ka sulme politike!”

  1. shaqo says:

    I vetmi qe me duket serioz dhe i pjekur ne LSI.
    Si duket ajo parti nuk eshte e pershtateshme per te. Duhet te ndjeke shembullin e doktor Sabitit, prof. Pellumbit e Fatos Klosit. Ka krijuar personalitet me punen e djersen e tij.

    1. qoka bo nomi says:

      shaqir, o shaqir,po qoke nja tjater beqir….

      kot harxhoni kohe me brockulla ,perralla..

      Vetingu i l..sh i t filohet nga Ruci,Kryeministri dhe Presidenti ,pastaj me Llallen,Vishon,Prokuroret,Kryetaret e Bashkive,Gjyqtaret, Prefektet…kuptohet me ministrat e Edscobarit njekohesisht.

      mos harrojme ka shumicen Edscobari dhe vetingu e tmerron….

  2. Azio says:

    Shume e drejte zoti Naco.
    Por PD dhe LSI ekane problemin dhe hallin gjetiu,t’i vejne sterkembesh Vetingut,per te shpetuar,vrasesit,hajdutet,tradhetare e kombit duke u perpjeekur per te shit pjese te teritorit te Shqiperise,Keta i njeh tani i madh e i vogel tek ne,sigurisht edhe ti i njeh me mire se ne.
    Keshtu nuk eshte nevoja ti permend emrat e tyre se qelbin dynjane.

  3. spartaku says:

    Bravo zoti Naço! Mire bene ti qe ke mare guximin, dhe e thua kete gje kaq te rendesishme,duke nxier bllof Pd-ke dhe LSI-n,por ku do gjesh vrime te futesh nga Monika dhe Petrit Vasili? Ata do te shqyejne ty si dikur Dritan Priftin qe e shqeu Ilir Meta.

  4. skrapari says:

    Naco eshte nje nga prokuroret me te korruptuar te sistemit
    te drejtesise. Eshte gjithashtu nje nga servilat me te peshtire
    te Ilir Metes. Kjo fjale i ka shpetuar pa dashje se ne mend ka patur
    tjeter gje. Megjithate cfare mund te presesh nga nje ish hekur kthyes
    te kthyer ne prokuror,Kontrolloni pak pronat e Nacos ne Durres dhe do te
    shikoni.

  5. Arditi says:

    Naco? I koruptuar dhe teper medioker. Fatkeqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje