Akuzat dhe fyerjet e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Një bojkot i përgjithshëm për të ndalur arrogancën e kryeministrit është propozimi i parë i Fatos Lubonja. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”-n, shfaqjen e Ramës me gazetarëve, Lubonja e ka cilësuar një të shëmtuar. Ai u sugjeron mediave që të mos bashkëpunojnë me të për të zgjidhur problemet e tyre ekonomike apo financiare, por kërkon prej tyre të ndërgjegjësohen, pasi, sipas tij Rama, është armik i drejtësisë dhe i mediave që rrezikon dhe ekonominë e tyre. Ndërsa gazetarëve Lubonja u thotë t’i bëjnë thirrje ndërgjegjes dhe dinjitetit të tyre, por njëkohësisht dhe të ardhmes së tyre profesionale. “Dakord që kemi gazetarë që shërbejnë, por deri në këtë shkallë sa të pranojnë të poshtërohen kështu, kjo nuk pranohet”, tha ai.
Z. Lubonja, kryeministri Edi Rama në një dalje para mediave ka fyer gazetarët duke i quajtur idiotë, injorantë, të paaftë profesionalisht. Pranohet që një kryeministër për gjatë gjithë konferencës të merret me pyetjet e gazetarëve, pra t’i japë “leksione” gazetarëve madje duke i poshtëruar?
E kam shprehur edhe më parë që pushtetit mediatik i duhet kthyer dinjiteti dhe pavarësia që i kanë nëpërkëmbur deri në këtë shkallë pronarët e mediave dhe kryeministri, ashtu siç ky i fundit ka nëpërkëmbur dhe drejtësinë me këtë që bën në parlament. Pa media të pavarura nga pushteti ekzekutiv siç kërkon kryeministri nuk ka demokraci. Ky ishte një akt i turpshëm i kryeministrit.
Në gjykimin tuaj, cili duhet të jetë reagimi i gazetarëve. Është paralajmëruar një bojkot. Mjafton apo duhet diçka më shumë?
Duhet më shumë. Duhet që më në fund dhe ata pronarë televizionesh t’i thërrasin mendjen që të mos shkojnë në humnerë bashkë me kryeministrin. Të mos bashkëpunojnë me të për të zgjidhur problemet e tyre ekonomike apo financiare, por të ndërgjegjësohen se ky armik i drejtësisë dhe i mediave rrezikon dhe ekonominë e tyre. Ndërsa gazetarët duhet t’i bëjnë thirrje ndërgjegjes dhe dinjitetit të tyre njerëzor, por njëkohësisht dhe të ardhmes së tyre profesionale. Dakord që kemi gazetarë që shërbejnë, por deri në këtë shkallë sa të pranojnë të poshtërohen kështu, kjo nuk pranohet.
Sa të kënaqur jeni ju z.Lubonja me nivelin kulturor dhe profesional të gazetarëve?
Që gazetaria ka një mijë probleme kjo dihet. Dhe që gazetarët kanë nevojë për më shumë profesionalizëm, më shumë dinjitet dhe koherencë, po ashtu dihet. Por, unë mendoj se shkaktari numër një i situatës së rëndë të medias është ky kryeministër, i cili me një mendjeshkurtësi dhe injorancë, po përdor fjalën që përdori ai, mendon se në një demokraci mund të ecët pa media të pavarur dhe gazetarë. Është ai i pari që ka bërë politika me kastrimin e mediave, nëpërmjet korruptimit të tyre përmes pushtetit ekzekutiv. I ka pasur në dorë dhe kur ka qenë në bashki. Gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri është t’i vërë gishtin kokës, por ai në vend që t’i vejë gishtin kokës po ia vë të tjerëve dhe ka tentativa që ta bëjë këtë në mënyrë gjithnjë e më syçjerrët. Pra, po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.
Sulmi ndaj gazetarëve me fjalor rrugësh mendoni se mund të jetë bërë nga z. Rama për të larguar vëmendjen nga skandali “Tahiri”?
Krimi sjell krimin. D.m.th. mbulimi i krimit, siç po tenton të bëjë Rama me rastin e krimit të Tahirit sjell krime të tjera. Kjo e medias është një prej krimeve që vjen si rrjedhojë e tentimit për të fshehur një krim. Këta njerëz, që arrijnë deri këtu, mund të shkojnë edhe më tej për të mbrojtur pushtetin e tyre që u jep garancinë se provat që i inkriminojnë nuk do të dalin në dritë. Historia jonë na e ka provuar këtë më shumë se një herë. Ja përse ata i bien refrenit nuk ka prova: Sepse pushtetin e kanë kriminelët, edhe mbi Policinë, edhe mbi Prokurorinë, edhe mbi Gjyqësorin. Dhe ky është absurdi në këtë histori. Kriminelët na thonë: ok, ju e dini që ne jemi kriminelë, edhe ne e dimë që jemi të tillë, por s’keni prova të na e vërtetoni. Që t’ua provosh duhet t’u marrësh pushtetin, por që t’u marrësh pushtetin, duhet të kesh paratë e tyre të pafundme që i sigurojnë nga krimi. Përndryshe, po të guxosh t’u nxjerrësh ndonjë provë, të bëjnë qindin, të thonë gënjen, maskara, kjo nuk është provë.
O Lubo, patjeter qe te kan dhene nje dore lekesh per te lehur.
Ti sot je njeriu me i peshtire, te gjithe te urrejne.
Kësaj monstre, që duket si gardian burgu, nuk i kanë bërë përshtypje, etiketimet, ndjekjet dhe persekutimet mafioze të shpellarit kriminel, ndaj gazetarëve, por “e ka prekur shumë”, sjellja dhe opinioni i Ramës, që në fund të fundit, po thotë hapur disa të vërteta…! Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysht, farë e keqe…!!!!!
Lubonja ti je ngritur me kohe kunder Rames! Po te krahasohet gjuha jote e poshter me te Rames ,Rama me duket si Lasgushi! Pa bere fjale per gjuhen e Metes Berishes dhe picirukeve te tjere qe jeni shitur dhe paguheni me para te pista gjaku! Dhe per kete te te vije turp! Kjo gazetari ku ben pjese ti dhe Koco Kokedhima eshte nje MUT i madh!
Skam kohe te lexoj Tosin por po nisem nga titulli.
Kur nje kafshe e eger dhe ne rrezik per jeten gozhdohet ajo do te mbijetoje. Edscobaret e dine shume mire qe vetem duke kundersulmuar me gjithe arsenalin ne dispozicion do arrijne ti mbijetojne te vertetes se hidhur.
Te gjithe duhet te reagojme e te qerojme nga media keta plehra opinioniste
Ha mut ha! o i biri i babit qe denoncove per te shpetuar bythen
Zoti Lubonja.Një pytje kam për ju.
Kush èshtë më i rrezikshëm?
Sali Berisha me Klanin e tij apo Edi Rama?
Me vjen keq per keta qe komentojne fjalen e z.Rama para reportereve.Ai jau tha hapur ate qe meritonin. Si ka mundesi qe nje gazetar nuk lexon qe nuk behet fjale per imunitet por per arrest .Si ka mundesi te bejne pyetje naive duke ngateruar BOZEN me DHALLEN.Prandaj mos ju vije keq per hic gje.Atij qe e bojkoton do ta kuptoje me vone.Jane bere gazetaret pa integritet te me falin por si mundet tu thuash gazetar kur dikush po i perdor ne vend te QENIT DUKE I DREJTUAR SI AJO ZONJA GAZETARE TEK FEVZIU QE E THERET NE EMISJON DHE GJATE DISKUTIMIT I NDERHYN MODERATORI apo kolegu NGA EDUKATA APO PROFESIONALIZMI.Perse as njeri nuk injoroj emisionin kur i zgjuari ben zhurmuesin,ky eshte respekti.Moderatori me juve ne panel sillet AROGANT duke ju ofenduar me nderhyrjet e tij.Eshte faji i z.RAMA EDHE PER KETE.THANKS FOR THE NEXT TIME.
O Tos. Ha nje cike m… se te zbut.
Ju Lubonja jeni nje qen i zgjebosur ish bllokut
O Fatos,po kaq malinje je o burre? Helm nxjerr vazhdimisht dhe kudo e per c’do gje.Kuptoje ti dhe siamezet e tu se kokes duhet ti vini gishtin ju qe helmoni,corjentoni dhe dezinformoni publikun paturpesisht.
Vini re se nga 9 komente ,te nente, nuk pajtohen me Tosin! A eshte ne gjendje kjo mendje e c’mendur te kuptoje se duhet te heshte?! Por jeniceret e Sulltanit dhe Kamikazet e Japonise [kupto Meta-Berisha} kane detyre ‘ose ta kryejne misionin ose te vdesin”?! Kush e ben Tosin,Bushatin,Yllin,Blendin dhe lista eshte e gjate te bejne Vetvrasesin?! Kjo pyetje duhet te vihet ne rend te dites! Se ketu nuk behet fjale’ ‘se aq dine” si shume gazetare ciliminj te terrenit! Ketu behet fjale per mendjet e semura te analisteve ,gazetareve pronareve qe jane vene ne sherbim te Sal-Meta! Bashke me kete media te coroditur eshte edhe Prokuroria,Sherbimi Informativ,Gjykatat dhe vete PD qe po lufton me te gjitha menyrat per t’i shpetuar burgut! Lutjuni Zotit por edhe njeriut te ndershem qe te largojme kete klase vjedhesish dhe vrases nje ore e me pare! Si mundet qe krimet e Saliut dhe Metes qe i dime te gjithe me ze dhe me figure Prokuroria nuk hap ceshtje penale te pakten kryesisht?
toso, pa vonese, lere rognerin dhe kalo tek sheratoni dhe lutu te hapet hilton sa me shpejt. Duhen aksione dhe jo llafe, ndaj cohu dhe mos e pi me kafen ku e pi por nderro vend qe te kemi fat dhe rama te futet ne binare se nuk po na shkon as kafja e as limonata.
Is already late Lubonja, is alreday late.
Qeni leh atje ku ha more beqir Spaçi
C’i harxhoni leket me kete mor aman , se kot ky tipi nuk flet,Po a edini se nuk pyet njeri per te e jo me t’a degjojne apo lexojne , dhe po e degjuan apo e lexuan dijeni se efekti eshte i kundert .