Francezi fton dy të rinj për marrëdhënie homoseksuale, ja se çfarë i bëjnë në shtëpi "skifterët" nga Tirana

27 Tetor 2017, 15:59Kronika TEMA

Një shtetas francez ka rënë pre e një vjedhjeje në Tiranë, teksa është joshur nga dy djem shqiptarë, që e kishin njohur përmes rrjeteve sociale. A.T. dhe E.Sh. ishin ftuar nga francezi që punon në Shqipëri në banesën e tij, për të pirë dhe për të kryer marrëdhënie homoseksuale.

Mirëpo, dy të rinjtë shqiptarë kishin qëllime të tjera. Ata kanë përfituar nga momenti kur francezi ka shkuar në tualet dhe i kanë vjedhur celularët e një laptop. Vjedhja është konstatuar nga shtetasi francez, i cili ka bërë kallëzim në polici.

Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ndërsa së fundmi Gjykata ka dhënë vendimin për dy të rinjtë. A.T. është dënuar me 1 vit e katër muaj burg, ndërsa E.Sh. me 1 vit burg.

A.T. ka thënë në gjykatë se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte zgjedhje tjetër për të siguruar të holla, pasi kishte edhe një fëmijë të sëmurë.

1 komente në “Francezi fton dy të rinj për marrëdhënie homoseksuale, ja se çfarë i bëjnë në shtëpi “skifterët” nga Tirana”

  1. arrastoni says:

    po francezi pse su denu per bythqimllik?
    apo e pallon hetuesi vet ate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje