Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka dalë në mbrojtje shtetasit Dritan Zagani duke siguruar se ai nuk ka qenë kurrë i dënuar.
Në një dalje për media, Halibeaj tha se Rama ka qenë bashkëpuntor me grupin “Habilaj” duke shtuar se rrjeta tashmë është duke u shtërnguar rreth peshqëve të mëdhenj dhe nuk do të ketë shpëtim.
Deklaratë e Enkelejd Alibeaj
Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.
Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.
Para dy ditësh Edi Rama gēnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.
Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.
E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!
Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët!
Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.
Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!
Zoti Alibeu,po ata peshqit e qelbur nga ana jote i ke lajmeruar per lakun qe po u shterngohet?
Te them te drejten or ti ali as na rruhet fare.kjo eshte shfaqja juaj pa perjashtim majtas osé djathtas. Per ne fukarenjte asgje te re. Jo vrau jo vodhi jo shiti droga luli saliu sajmiri edi ky eshte filmi juaj na keni care trapin se nuk dua te jem i paedukate.
o alibeaj vellai juaj per se u arestua para ca kohesh kete pergjigje jepe njeher te tjerat meret shteti
Ore ti debil ai te nxjerr nje dokument me firme date dhe vule qe eshte vleresuar nga Gjykata Arrest me burg ne mugese kurse ti del me ate fytyren tende si bajge dhe e kundreshton por vetem me fjale dhe pa asnje dokument,Na u qeroni nje here dhe mire se nuk shikojme dote lajmet!
O njeri !
A e di si me ka thene njeri kur te kam patur njehere ne goje per mire?
“Sa mbrapsht e perdor zgjuarsine ky djale dhe shife sa cinik eshte. duket qe ne fytyre”
Po ju “peshqit e vegjel” kur e keni radhen? Se ju “te vegjelit” e keni mire se perfundoni brenda ne kutine e sardeleve dhe harroheni me nje raki me sardele…..a
..cdo methene gjesem kopje..??..po e ndani te verteten..1/2 kopje thote te verteten e 1/2 jo….pra luli sot del 1/2 genjeshtar..Jemi ne pritje te pjese suaj …ndryshe luli del 100% genjeshtar…asgje e re nga pd…ne mbremje kemi dixhitalin e saliut qe shte mjeshter ne mashtime ordinere..
Ik ore funderrine , o fytyre krimineli.Te jeshe i sigurte Alibeaj qe nje nga ata qe do te marre me vehte Berisha ne biruce do te jesh ti.
Fare e keqe !
Bandat e PD dhe te PS perballe njera tjetres. Kokat ngrenci qelbesira, te shpetoje Shqiperia.
Ku e ke vllaun me tre karta identiteti o alibeu krimineli,na trego kush ia beri ato,nje shqiptare ne serbe nje greke si ekspert spiuni,pastaj merru me peshqit e mdhej duke mbrojtur kriminel si zagani ti ke mbrojtur dikur edhe lazaratin por edhe çdo kriminel qe eshte kapur nga policia,ti ke edhe pak shprese ne drejtesine e kapur nga dy vrasesit e mdhej sali berisha e lul basha e qe vertet po ju shtrengohet laku por ti spo e ndien akoma,do e ndiesh edhe pak kur llalla do sik e do shkoi ne pushime pa pagese ne burrel ose ne spaq,pastaj te vie radhe ty alibeu se ti je vetem nje sahanlepires qe leh per ata qe te ushqejne.