Tatimet "ultimatum" biznesit të vogël: Shoqëroni mallin me faturë, ndryshe do keni këto pasoja...

30 Tetor 2017, 14:40Ekonomia TEMA

Kur vendosja e regjimit të TVSH-së për bizneset deri në 2 milionë lekë është ende një temë e nxehte debati, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje edhe një herë biznesit që të shoqërojë mallin me faturë duke respektuar kërkesat ligjore.

“Nga kontrollet e ushtruara në vendndodhjen e biznesit, administrata tatimore konstaton me shqetësim se një pjesë e tatimpaguesve, sidomos ata të regjistruar në Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin (biznesi i vogël), mbajnë pjesërisht ose nuk mbajnë fare dokumentet tatimore të blerjes (faturën tatimore) për mallrat që kanë në inventar.

Kujtojmë se Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka përcaktuar qartë detyrimin e çdo tatimpaguesi për mbajtjen e dokumentacionit tatimor, po edhe sanksionet që zbatohen për kundërvajtësit.

1) Mbështetur në nenin 58 të ligjit, tatimpaguesit që mbajnë, tregtojnë, përdorin ose transportojnë mallra, duhet të kenë dokumentet e nevojshme tatimore, që provojnë pronësinë ose kontrollin mbi këto mallra dhe me kërkesën e zyrtarëve të administratës tatimore, i vënë këto dokumente në dispozicion të tyre.

2) Mbështetur në nenin 51 të ligjit, është detyrim i blerësit të kërkojë faturën tatimore, në kohën e realizimit të shitjes”

Pasojat kur malli nuk shoqërohet me faturë

Për rastet kur tatimpaguesi mban mallra të pashoqëruara me faturë tatimore, zbatohet procedura e mëposhtëme:

a) Tatimpaguesit të tatimit të thjeshtuar të fitimit që nuk është i regjistruar për TVSH-në, menjëherë në momentin e konstatimit i ndryshohet përgjegjësia tatimore duke kaluar si tatimpagues i TVSH-së. Nëse tatimpaguesi ka në përdorim fatura të thjeshta tatimore, ai lëshon një faturë të thjeshtë tatimore, sipas nenit 53 të ligjit për të dokumentuar mallin.

Kjo faturë i bashkëngjitet akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës dhe në të shënohet numri dhe data e akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës.

Ky tatimpagues detyrohet të pajiset me fatura tatimore me TVSH, sapo i aktivizohet përgjegjësia për TVSH-në.

b) Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në detyrohet të dokumentojë mallin duke lëshuar faturë tatimore me TVSH, sipas nenit 53 të këtij ligji, por pa llogaritur TVSH-në. Kjo faturë nuk është dokument për njohjen si shpenzim i zbritshëm për sa është një dokument i lëshuar në kushtet e shkeljes së Në faturë përveç të dhënave identifikuese, datës, numrit të akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës duhet të evidentohet qartë përshkrimi i mallit dhe sasia e tij.

c) Bazuar në nenin 124, pika 1 të ligjit, ndaj tatimpaguesit vendoset një dënim me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, llogaritur nga administrata tatimore.

1 komente në “Tatimet “ultimatum” biznesit të vogël: Shoqëroni mallin me faturë, ndryshe do keni këto pasoja…”

  1. fati says:

    Asnje nga restorantet, baret gjate shetitores se Durresit nuk jep fature tatimore, por thjesht nje fature, pa e çare fare koken qe po vjedh nga xhepat tona! Qe nga restoranti GARTEN, me qindra kliente ne kohen e drekes, mori parate pa nxjerre kuponin tatimor. Po aksioni/reforma kunder evazionit ku eshte? Po shteti qe ben vetem buje, ku ka shkuar? Vidhet çdo dite, ne menyre te hapur, dhe nuk ndodh asgje. Dhe ne jemi viktimat, qe i japim parate nje me nje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje