Presidenti i KSSH-së thirrje Ramës: Jepni pagën e 13, masa shtërnguese edhe për bizneset

8 Nëntor 2017, 21:15Sociale TEMA

“Qeveria e Edi Ramës të mos përsërisë gabimin e vitit të kaluar duke mos akorduar pagën e 13 për punonjësit e administratës shtetërore.”

Paralajmërimi u bë nga Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat.

Kreu i Konfederatës i bëri apel qeverisë të heqe dorë nga shpenzimet e luksit dhe të kthejë sytë nga familjet e varfëra.

Nikollaj i bëri thirrje Ministrit të Financave z. Ahmetaj që  të nxjerrë aktet e duhura ligjore që paga e 13-të të bëhet realitet.

“Edhe vitin e kaluar nuk u dha paga e 13-të dhe KSSH e ka quajtur abuzim dhe shkelje të së drejtës së punonjësve për të marrë pjesë në shpërblimin dhe fitimin e ndërmarrjes.

I bëjmë thirrje Ministrit të Financave z. Ahmetaj që menjëherë të nxjerrë aktet e duhura ligjore që paga e 13-të të bëhet realitet jo vetëm për admninistratën publike, punonjësit e arsimit, shendetesisë, policisë, ushtrisë, institucioneve shtetërore por të marrë masa shtrenguese dhe orientuese edhe për bizneset private që nuk kanë kontrata kolektive që dhe ata të paguajnë punonjësit në fundvit me një pagë shpërblim,” shprehet Nikollaj.

Më tej, Nikollaj i kujton ministrit Ahmetajt se prej 2 vitesh ISSH del me tepricë fondesh dhe kjo tepricë duhet shpërndarë tek shtresat vunerabël.

“Njëkohësisht dua të tërheq vëmendjen edhe njëherë për pensionistët dhe shtresat e tjera vulnerable të shoqërisë të cilat tashmë duket se janë abandonuar nga shteti shqiptar.

Edhe këtë vit shprblimi për pensionistët që është premtuar është qesharak dhe na vjen çudi për shumë deputetë të cilët janë bij pensionistësh e të cilët votuan buxhetin ku vetëm 1.8 miliardë lekë do të japë shteti për gjithë pensionistët shqiptarë.

Dua të kujtoj këtu se prej 2 vitesh ISSH del me tepricë fondesh me mbi 2 miliardë lekë dhe këto shkojnë për të mbyllur vrimart e zeza të buxhetit apo evenimente a luks për administratën qeverisëse,” nënvizon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje