Prindër dhe mësues nxjerrin blof Voltana Ademin: Ja si na ka mashtruar Bashkia Shkodër me paratë tona

18 Nëntor 2017, 15:23Politika TEMA

Duket se shkak për këtë përplasje është bërë  vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla në kuadër të ligjit për sigurinë publike.

Mësohet se më 13 nëntor të këtij viti Policia e Shkodrës me një shkresë zyrtare u kërkoi të gjitha shkollave të qytetit të pajisen me kamera sigurie brenda 60 ditëve, në të kundërt do të penalizohen.

“Në fillim të vitit shkollor erdhi një shkresë për pajisjen e shkollës me kamera sigurie të cilën ne si shkollë nuk arrijmë ta mbulojmë për arsye se fondet janë minimale. Presim që bashkia ti vendosë kamerat e sigurisë

Fill pas kësaj shkrese, erdhi edhe reagimi nga bashkia Shkodër duke evidentuar shkollat me kamera.

Aulida Anamali, nga  zyra arsimore e Bashkisë Shkodër tha se “bashkia shkodër ka planifikuar një fond prej 300 mijë lekësh për furnizim të vendosjes së kamerave në objektet arsimore”.

Por nga 7 institucione që listohen nga Bashkia të pajisur me kamera, 4 prej tyre rezultojnë t’i kenë vendosur vetë me kontribut të prinderve këto pajisje. Ndaj Drejtorët i kërkojnë bashkisë të përgënjeshtrojë deklaratën e dhënë.

Ndëtkohë drejtoresha e gjimnazit “Jordan Misja”, Ardiana Ndreu u shpreh për Ora News se “pritëm që bashkia të përgënjeshtronve vetë një lajm të tillë. Nuk është e vërtetë që bashkia Shkodër ka vendosur kamerat në gjimnazin “Jordan Misja”.

Nga ana tjetër edhe drejtoresha e gjimnazit “28 Nentori” Albana Bushati përgënjeshtroi Bashkinë Shkodër duke thënë se  “është financim i prindërve të fëmijëve në gjimnazin “28 Nëntori” dhe ne falenderojmë prindërit”(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje