Zbardhen mesazhet e përplasjes së Mimoza Hafizit me Ben Blushin

18 Nëntor 2017, 17:00Politika TEMA

Partia LIBRA e themeluar nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, tashmë është përçarë keqazi.

Fillimisht u publikuan disa emaile, në të cilat Blushi fyente Mimoza Hafizin, pse kjo e fundit kërkonte një funksionim ndryshe të partisë.

Më pas doli dhe një video, ku një anëtar i LIBRA-s është goditur dhe nxjerrë me dhunë nga salla e mbledhjes, pasi ai ka kritikuar Blushin.

Më poshtë po publikojmë një email të Mimoza Hafizit, drejtuar anëtarëve të LIBRA-s dhe përgjigjen që i ka kthyer asaj, vetë Ben Blushi:

Mesazhi i Mimoza Hafizit për Ben Blushin ditën e mërkurë, 15 nëntor 2017, ora 16.27

Të nderuar kolegë! Siç shumica prej jush janë në dijeni, dy ditët e fundit jam akuzuar, agresuar dhe fyer rëndë, përmes mesazhesh publike nga kryetari i LIBRA- s. Preteksti ishte drafti i statutit, të cilin unë e kam bërë shumë transparent, përmes të gjitha dokumenteve të shkëmbyera bashkërisht, prandaj nuk dua të shpenzoj fjali të tjera për të. Ju shkruaj për tju thënë se unë nuk mund të marr pjesë në asnjë mbledhje a takim të thirrur nga z.Blushi, nëse ai nuk më kërkon ndjesë publike përpara gjithë grupit ku ka shkruar për akuzat e pabaza dhe fjalorin e padenjë drejtuar ndaj meje. Më besoni do të ishte cenuese për dinjitetin tim nëse bëj të kundërtën.

Do ju cenoja edhe ju, një pjese të madhe prej jush, nëse unë si bashkëthemeluese kryesore e organizatës ku erdhët me parime të forta politike dhe etike, do të bëhesha palë me ato sulme që më janë drejtuar. Kurse personalisht jam e prekur që këto fjalë vijnë nga njeriu që kam mbështetur më shumë, me ndershmërinë dhe sinqeritetin më të madh. Duke shkelur hera-herës edhe mbi veten time, por duke besuar në një kauzë, të cilën isha e vendosur ta çoja në destinacion, në 25 qershor.

Nëse ende besoni se LIBRA mund të jetë një organizatë ku forcën e kanë njerëzit me parime dhe etikë, organizatë e papajtueshme me intrigën, thashethemet, helmin, ligësinë e paranojën dhe nëse luftoni për të arritur këtë, unë jam aty. Do të më keni në krah me po atë përkushtim, mirësjellje dhe luajalitet, si në ditën e parë. Por kjo nuk është e lehtë dhe ka nevojë për kontributin e gjithëseicilit. Unë kam bërë shumë beteja në jetën time dhe zhgënjimin e kam të madh. Kam nevojë për shumë besim, që ky zhgënjim të më kthehet në shpresë. Do e uroja me gjithë zemër.

Përgjigjja e Ben Blushit një minutë më vonë, më 16.28

Pension të mbarë Moza. Besoj se LIBRA të ka dhënë shumë mundësi për të kaluar kohën e mbetur me njerëz të ngjashëm, disa prej të cilëve i ke shtuar pabesisht në këtë email. Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët kushdo qofshin ata. Libra vazhdon rrugën si çdo krijesë që i hedh gjërat e përdorura në kosh.(TemA)

17 komente në “Zbardhen mesazhet e përplasjes së Mimoza Hafizit me Ben Blushin”

  1. Zana says:

    TURP, PËR BLUSHIN.
    RRUGAÇ, SI NANO.!
    HAK E KE ,HAFIZI.
    SE JUSTIFIKOJ DOT NAIVITETIN TËND.!
    MË PĒLQEN TA QUAJ NAIVITET.!???
    MË VJEN KEQ , SE JAM FEMËR, POR TA KISHA PARASHIKUAR FUNDIN.! ??

  2. DETARI Atllantidhes? says:

    Shkumose Beno ,shkumose se rruhet shume lehte……!!!!
    Nuk doje me Edin ti do krijoje leshin……..,ha mut tani ,deshtak…

  3. Jagua pe Bilishti says:

    Hafizi ate deshi ate mori. Blushi nuk eshte ndonje qenie e mistershme qe kjo te mos e kuptonte. Ne te 50-at, burri vecse i kalcifikon veset, dhe Blushi ka kaq shume te tilla, sa ske nga ta kapesh.
    E do manipulator – e ke!
    E do dembel – e ke!
    E do shpirtkeq – e ke!
    E do te papergjegjshem – e ke!
    E do karafil – e ke!
    E do llapaqen – e ke!
    E do te pabese – e ke!
    Kjo qe ndodhi me Hifizin ishte thjesht ceshtje kohe. Normalisht duhet te ndodhte pas ca kohesh. Fakti qe ndodhi kaq shpejt, tregon qe Blushi po perkeqesohet.
    Qenie kanceroze; cfaredo qe prek, e vdes.

  4. mimoza llastica says:

    mire ta bejne moj mimoza hafizi. mire ta bejne kur ti nje shkodrane qytetare perzihesh me kopilat e bllokut. a nuk te fyu njesoj edhe edi rama?? a nuk mesove prej tij qe shkove te ben blushi?? ti pret qe keta horra te te respektojne ty si qytetare. sa zyra te komitetit qendror te partise se punes ka kaluar mamaja e blushit qe familjen e saj te mos ja leviznin nga tirana, ohuuu nuk numerohen. prej andej ka dale dhe blushi. e ti shkon ne parti me ta. mir ta bejne. te behen mesim ky per te ngjith shkodrant.

  5. Vaso_Elbasan says:

    Moza nga Partia Socialiste kane ikur shume figura, shumica e ka pasur hak largimin e disa te tjere edhe mund te mos ishin larguar pershembull Arben Malaj. Askush nuk ka qene perfekt nga ata qe jane larguar por edhe keta qe jane nuk mund te thuhet se jane te kulluar.
    Por sigurishte PS dhe Edi Rama eshte alternativa me e mire per Shqiperine,
    Qe Ben Blushi eshte me i pabesi e me plehra kete e dinte dhe e di edhe njeriu me naiv i mundshem. Me mire vone se kurre Moz e dashur..

  6. E kam patur minister says:

    Fiks fare

  7. Naqja says:

    UAU!!!!??
    Po që e ka qarë ,ky Jagua pe Bilishti.
    Vetëm se doja të shtoja:
    Blushit , nuk ja mban bytha të bëhet Kryeministër,por nuk do që Edi të jetë.???
    Tipik Shqipëtarë i lig, se e mirë është Hafizi.!???

  8. Coli says:

    Hë, mo, ju thashë unē që MIMOZAT janë budallaqe?
    S’më besuat, mirë tu bëhet!?

  9. Bozen says:

    Sapo erdhi nga Amerika ky miku , ndryshoi mendje , demokraci leshi, sistem leshi , dmth, nga te kater anet lesh u be ky vend.Te fala Lulit tani.

  10. harillaqi says:

    Te shkretit Blushi i ran breket fare. Na u duk si shpend,por na doli pa pend.Ik o Blush ha ndonje bark mena,se nuk je per te drejtuar partine.Blushi dhe Lul Basha jane dy qe,qe ti mbresh ne zgjedh,njeri hiq e tjetri shty.As qerren nuk dine ta heqin,e rrexojne ne kanal.

  11. Toni says:

    Vetem I gje te dini qe piket I shtohen Edit dhe asnje tjetri. Moza, politikes nuk I duhen naiv, por kopil?

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    E dashur Mimoza,meqe u tregua i pabese,le ta quajme … Qen Blushi… ?
    Mirepo,dale pak,se qeni eshte besnik,fisnik…
    T’i haje mutin qenit Beni…

  13. Goni says:

    Mimoza ku ti dhe ku mafiozi politik, Ben Blushi!
    Jam shkodran dhe te njoh nga larg, por besoj ne gjendje per te pare ndryshimin e madh midis teje dhe atij zagarit te Korce/Elbasanit.
    Vajza e Shpreses, mesueses sime te nderuar dhe e mbesa e gjakovarit te ndershem Hamdi Fetiu, te them te drejten ishte nje habi e madhe per kedo qe bere kauze politike me birbon qe permenda me lart. Sic thone pleqte, me mire vone se kurre.
    Te prifte e mbara ne Shkence (Fizike) dhe mesimdhenie, fushat tuaja ku ke shkelqyer gjithmone.
    Goni

  14. Mihali says:

    Mir I behet Mozes,ndroi Edi Ramen me Ben,tani qahet nga Beni qe e deshi kaq shume.

  15. njera ne Amerike says:

    Komunistet te vrasin naten dhe te qajne diten…Ah moj Moza sa keq me vjen qe je pjedhe komunistesh, je martuar ne familje komunistesh dhe pse gadi per pension, akoma nuk i ke kuptuar komunistet…Lexo e dashur se do kulturohesh dhe do t’a kuptosh se cfare kauze te ndyre ke mbeshetetur. Vraje babane, Moza, vraje, ti edhe te gjithe pleherat, pinjolle te komunisteve…vetem atehere do te shpetoni

  16. sopiqoti says:

    Po pse Bluh erdhe deri ketu.Koma fle me endren se nje dite LIBRA do te ehet dicka? Kthehu tek librat per te mbetur i njohur ne letrat dhe jo ne politike.Perendoi ylli yt ne politik.Hafizi ?Zonje e nderuar.

  17. Vedi says:

    Pershendetje Profesore Mimoza Hatibi, ju uroj qe shpetove nga kurthi i mendjelehtit tekanjos BB, u paraqit tek ju sikur kish nevoje per logjiken shkencore tuajne te shkenctares tone te madhe me prestigjin e fizikes dhe kozmologjise. Une shpresoj se tashme per BB-shin nuk vlen logjika shkencore e se verteted, por avetura me dredhi pompoze. Me konsideraten e larte qe ju takon si personalitet dhe arrsyetimin shkencor ne fizike dhe shkencat shoqerore, perfshjire filosofine politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje