Pranga të riut nga Berati, tentoi të korruptojë policin me 20 euro për të kaluar kufirin

19 Nëntor 2017, 11:08Kronika TEMA

Policia ka prangosur një 31-vjeçar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e pikës kufitare të Kapshticës me shumën 20 euro.

Bëhet me dije nga burime zyrtare se Besmir Bega, banues në Berat, i kërkoi policit që të kalonte kufirin edhe pse i kishte kaluar afati i qëndrimit në zonën Shengen.

Efektivi ka bllokuar kalimin e tij duke kryer ndalimin.

NJOFTIMI I POLICISË

I ofron rryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Besmir Bega, 31 vjeç, banues në Berat.

Më datë 18.11.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.

Në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysëm të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj.

Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.(TemA)

1 komente në “Pranga të riut nga Berati, tentoi të korruptojë policin me 20 euro për të kaluar kufirin”

  1. sala says:

    mos u merni me idiotlliqe .. pyeteni njehere kete policin se sa eoro ka marre me perpara ,personi i dha 20 eoro dhe ky nuk ka ngelur i kenaqur dhe e denoncoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje