Bardhi: Me Starovën ekipi ka marrë një tjetër frymë, luliano nuk i njihte skuadrat

20 Nëntor 2017, 17:29Sport TEMA

Talenti i Partizanit, Jurgen Bardhi, ishte një nga më të mirët sot në fitoren e të kuqve kundër ekipit të Kuksit.

Sulmuesi arriti që të shënojë golin e barazimit, ndërsa dha dhe asisin e golit të epërsisë që u shënua nga ana e Prognit.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, Bardhi u shpreh se dëshira e tij është që të aktivizohet në majën e sulmit, ndërsa theksoi se me ardhjen e Starovës ekipi ka marrë një tjetër frymë.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm po vijnë rezultatet. Trajneri Starova e njeh më mirë kampionatin dhe i jep një frymë tjetër ekipit. Ndërsa Iuliano mundohej por nuk i njihte skuadrat.

Më pëlqen të luaj në sulm, por më tepër më pëlqen të luaj prapa sulmuesit, pasi aty ndihem edhe më mirë.

Presion nuk ka fare te Partizani. Në mbledhje na u tha që të ecim përpara, të ngremë skuadrën aty ku duhet”, tha Jurgen Bardhi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje