BE i përgjigjet sulmeve të opozitës shqiptare ndaj diplomatëve të saj: Nuk do ishte e ndershme të thuhej kjo, por...

25 Nëntor 2017, 17:12Politika TEMA

Eurodeputeti Eduard Kukan i është përgjigjur sulmeve të bëra nga deputetë të opozitës shqiptare që gjykojnë se Bashkimi Europian nuk i thotë gjërat siç janë në Shqipëri.

Në një intervistë për ABC News, Kukan shprehet se “nuk do ishte e ndershme të thuhej kjo, por jam dakort me faktin që aktualisht të gjitha institucionet europiane janë shumë aktive për të promovuar vendet e Ballkanit dhe proçesin e integrimit”. 

Nuk do flas në emër të Komisionit dhe përfaqësueses së lartë, që është shumë kompetente dhe shumë punëtore dhe që po jep maksimumin që t’a nxisë proçesin e progresit të integrimit përpara.

E njëjtja gjë vlen për Christian Danielsson që ishte prezent dhe mbajti një fjalim edhe ditën e dytë. Nuk besoj, se do ishte e ndershme të thuhej kjo, por jam dakort me faktin që aktualisht të gjitha institucionet europiane janë shumë aktive për të promovuar vendet e Ballkanit dhe proçesin e integrimit.

Eshtë e vërtetë që kjo po bëhet intensivisht dhe po përdoret një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe e bukur. Por ama duhet të ketë një vijueshmëri konkrete nga vendet e Ballkanit ndaj kësaj retorike të bukur, përndryshe kjo do të kthehet si bumerang për ne. Ne jemi të ndërgjegjshëm që situata e re perceptohet shumë mirë në vendet e rajonit

Tani po flasim për datat e anëtarësimit, gjë që ishte e pamendueshme disa vite më parë. Tani po flasim për 2025.

Komisioneri Hahn tha në Shqipëri, që nëse vendet e rajonit duhan të anëtarësohen në 2025, atëherë ato duhet të mbarojnë negociatat e anëtarësimit në 2023-shin, pasi proçesi i ratifikimit të 27 shteteve anëtare merr dy vjet. Pra, ne po hyjmë në një fazë fare te re,” shprehet Kukan në intervistën e dhënë.

Si e shihni ju situatën politike në Shqipëri dhe kryesisht çështjen e luftës së krimit të organizuar dhe çështjen Tahiri, që e ka përçarë shumë klasën politike shqiptare?

Nuk do të komentoj çështjen Tahiri, pasi ne politikanët nuk duhet të komentojmë për çështje që janë sërish në proces. Le të lemë drejtësinë të flasë për këtë. Përgjithësisht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në shkurt, Komisioni do të publikojë strategjinë e zgjerimit, në prill progres raportet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate.

Ç’do të thoni me këto rezultate konkrete, Vetting?

Nga ç’po dëgjojmë nga Komisioni Europian, Veting ka filluar. Zonja Ruiz Calavera tha, se Vetting po shkon mirë. Nuk ka shumë burime financiare, por problemet mund të zgjidhen, pasi ato janë identifikuar dhe mund të korrigjohen. Pra, mos e dëmtoni këtë moment. Mos e prishni proçesin.

A prisni dhe ju kapjen e peshqve të mëdhenj siç ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë apo edhe komisioneri Hahn më parë?

Eduard Kukan: Po zonjë. (TemA)

4 komente në “BE i përgjigjet sulmeve të opozitës shqiptare ndaj diplomatëve të saj: Nuk do ishte e ndershme të thuhej kjo, por…”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    duhet thexuar gjthsht se Kakan po pregatit nje ”kak”[tip torte pavarsie] te madhe per vendet islamike[si Turkye]Alb.Kos,Bozn,Fyrom persa i perket ”mireseardhjes” se ketyre te fundit ne BE……………..2125 po afron!

    1. albaniafirst says:

      mutofagos-ha mut se ate gjelle e ke per zemer zotrote

  2. says:

    BE s’morri masa ndaj Dick Martinit, Charl Michelit dhe Renzit të Italis që ofenduan nje shtet 600 vjeçar.Këte opozita Jon e din

  3. usa11 says:

    Ore k.r me zyze plato na le rehat ne hallet qe kemi ti shiko ate greqin tende o pederast qe eshte vendi me korruptuar ne bashkimin europian . Ne qofte se ke dicka per te shkruar shkruaj dhe mos na ca trapin poshte e larte !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje