Trondit Ngjela: 5 miliardë euro të politikanëve janë çuar në off-shore nga bankat shqiptare, ja skema...!

28 Nëntor 2017, 23:40Politika TEMA

Akuza te forta ndaj politikaneve dhe drejtesise shqiptare ne lidhje me korrupsionin dhe pervetesimin e parave publike jane hedhur ne mbremje nga ana e Avokatit te njohur.

Avokati Spartak Ngjela thotë se 5 miliardë euro është shuma e çuar në parajsat fiskale nga bankat shqiptare.

Pjesë nga biseda: 

Ngjela: Nuk është primar hashashi se mund të eliminojë dy vetë jo gjithë klasën politike. Përkundrazi, opozitën nuk e eliminon fare. Kjo klasë politike nuk do jetë më në mars. I kap Vettingu, nuk i kap kjo. Këtu mund të jenë policët, policët sot ndërrohen, nesër ikin, pasnesër vijnë.

Dyrnjaja: Cili vetting se është për gjyqtarët?

Ngjela: Cfarë është vettingu?

Dyrnjaja: Ne do bëjmë drejtësinë që të bëjmë politikanët, por pas 3 vjetësh por jo në shkurt, në mars.

Ngjela: Keni parasysh një gjë, silleni ligjin këtu. Pa ligj mos u nisni. Ligji parashikon që të tërë do shkojnë në kontrollin e pasurisë.

Koka: Do shkojnë me gogla.

Ngjela: 5 miliardë kam unë të dhënën që është kapur në off-shore dhe nëpër banka paraja e politikanëve. Vetëm nga një bankë në Shqipëri janë transferuar 3 miliardë euro.

Dëgjojini metodat që kanë përdorur, që janë kapur: Kanë bërë sikur kanë bërë transfertë nga Shqipëria dhe kanë marrë kredi në një bankë off-shore me dokumenta të falsifikuara. Ia pranon off-shore dhe depoziton paratë, dhe off-shore e konsideron sikur ka ardhur transfertë nga një bankë shqiptare.

Nuk ka asnjë dokument në bankën shqiptare që është bërë transfertë ndaj x-it. Ky është hetimi i FBI-së. A kemi qenë bashkë në Romë kur tha zotëria se 8 vjet duhen për të kapur një pastrim parash, minimumi?

Zheji: E vërtetë.

4 komente në “Trondit Ngjela: 5 miliardë euro të politikanëve janë çuar në off-shore nga bankat shqiptare, ja skema…!”

  1. h says:

    Deklaratat kritikuese tipike shqiptare,janë treguesi më i fortë
    që ata mund të flenë të qetë dhe të tallin bythën.
    Shqiptarët nuk janë të zotët për asgjë dhe presin mrekullitë
    dhe ndihmat e të tjerëve, Do të zbulojë FBI,do sjellë ndihma Gjermania,
    Amerika ka gati ndihmat per ne,Suedia ka gati miljonat per ne etj,etj.
    I shkoi jeta me prralla dhe endrra ne beze dhe po vdesin te varfer.
    Ne shqiperi gati shfarosen nje fshat te tere ne gerdec 5km nga
    kryeqyteti dhe askush nuk ka pare gjë dhe nuk di gje.
    Si mund te shpresoni te zbuloni parate ne off-shore ?

  2. taraboshi says:

    Po guvernatoret e bankave dhe ministrat e financave cfar kan bere ? ata duhet te denohen me burg perjete dhe gjykatat tona nxoren te pafajshem Fullanin e fullanat tjere prandaj duhen cuar ne burg nje nga nje gjykatesit e prokuroret tone .

  3. Andromeda says:

    Si e zbulove këtë thagmë, o xhaxhi Taku? Pse s’fole më parë, apo mbete me gisht në gojë nga tepsia dhe tani bjeri ti biem.

  4. Princi (Belgjikë) says:

    Kur bëhen deklarata të tilla si të zotit Ngjela, duhen dhënë patjetër edhe burimet ku bazohen , përndryshe nuk janë të besueshme.Në stilin e Ngjelës edhe unë mund të them se vetë ai është përfshirë në skemat e paradiseve fiskale apo të transfertave të pista të parave. Sigurisht unë ja fus kot sepse nuk kam asnjë të dhënë faktike.Megjithëkëte, kjo nuk do të thotë se Ngjela nuk është përfshirë në punë të pista paradisiake!Ku i dihet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje