Projekti i FIFA-s, Botëerori i Klubeve me 24 skuadra
Drejtuesit e FIFA-s po shohin mundësinë për të zgjeruar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticonin e Kupës së Botës për Klube. Në edicionin e Vitit 2016, i cili u fitua nga Reali i Madridit, numri i ekipeve pjesëmarrëse ishte i limituar në vetëm 7 nga 6 konfederata të ndryshme, por edicioni i Vitit 2021 mund të shohë plot 24 skudra pjesëmarrëse, 12 prej të cilave do të jenë europiane.
Projekti, që është ende në fazë embrionale, mendohet të nisë zbatimin me formatin e ri pikërisht në verën e 2021-shit. Ky kompeticion do të zhvillohet një herë në katër vitë për të mos u përlasur me Kupën e Botës apo Kupën e Amerikës. Kriteret për të qenë pjesë e përfaqësueseve europaine do të jenë si më sposhtë: katër fituesit e fundit të Champions Leagues, katër skuadrat finaliste të po këtij kompeticioni, ndërkohë që katër ekipet e tjera do të përzgjidhen në bazë të koeficentit.
Amerika e Jugut do të jetë konfederata tjetër më e përfaqësuar pas Europës me 5 ekipe. Hipotezat janë se klubet që do të marrin pjesë do të jenë skuadrat e shpallura kampione në Copa Libertadores në katër vitet e fundit si dhe skuadra më mirë e klasifkuar në CONMEBOL, që do të ketë akses direkt në këtë kompeticion.
Si Afrika ashtu edhe Azia me Amerikën e Veriut do të kenë nga dy skuadra pjesëmarrëse në këtë mega Botëror. Kampionët e dy viteve të fundit të kampionateve respektive.
Për skuadrën e 24-t duhet ende të vendoset nëse Oqeania do të ketë një vend të prenotuar për të vetmen skuadër të saj apo nëse do t’i duhet të kalojë nëpër një proces kualifikues me klubin e ndonjë Konfederate tjetër si p.sh. me Zelandën e Re.
Turneu, që do të zhvillohet njëherë në katër vjet, gjithmonë në verë, do të ketw 8 grupe me nga 3 skuadra. Të parat në klasifikim do të shkojnë direkt në çerekfinale, ndërkohë që dy klubet që do të arrijnë finalen do të kenë zhvilluar gjithsesj 5 takime, ndaj presupozohet se turneu mund të zgjasë edhe 20 ditë. Lidhur me vendin organizator burime pranë FIFA-s konfirmojnë faktin se Kina mbetet destinacioni ideal për këtë projekt kaq ambicioz.