Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pas Kamzës kane mbërritur pas mesnate në Fushë Krujë për të inspektuar situatën e përmbytjeve.
Kryebashkiaku i ka bërë një pasqyrë kryeministrit për numrin e banorëve që janë evakuuar dhe masat që janë marrë.
Kryeministri deklaroi se situata më problematike paraqitet në Jug të vendit, ndërsa sipas tij nesër do të jetë prova e madhe e përballimit të situatës, pasi gjatë natës pritet që të ketë përmbytje pas fryrjes së shtratit të lumenjve.
“Situata më problematike paraqitet në Jug. Nesër është prova e madhe. Ne jemi në gjendje gatishmërie” deklaroi ai.
Rama eshte shprehur se situata eshte nen kontroll nga puna e te gjitheve, kontributi i te gjitheve dhe po permiresohet nga ora ne ore.
Rama bashke me Xhaçken ne takim me banoret ka kerkuar prej tyre qe te mo shqetesohen, pasi situata do te kalohet, gjithe shteti dhe qytetaret jane ne kembe.(TemA)