"Fillojnë investimet për turizmin elitar", Klosi: Paketa vjen si më e mira në rajon

6 Dhjetor 2017, 17:26Sociale TEMA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehet se lehtësirat fiskale dhe ndryshimet në ligj për turizmin elitar do të sjellin një impakt pozitiv për zhvillimin e turizmit në vend.

“Duhet të kuptojmë që jemi në një zonë që mund të kemi kapacitete shumë të mëdha për të zhvilluar turizmin elitar, turizmin që prodhon ekonomi, turizmin që prodhon punësim, turizmin që prodhon mirëqenie, por po ashtu duhet të kuptojmë që jemi brenda një konkurrence shumë të vështirë nga vendet e rajonit. Prandaj kjo paketë vjen e plotë.

Kjo paketë vjen si më e mira në rajon përsa i përket lehtësirave dhe në të gjitha rastet është një biznes i munguar për Shqipërinë që përpiqemi ta subvencionojmë nëpërmjet këtyre mekanizmave.

Pra është një paketë e cila në krahasim me vendet e rajonit është më e mira sot si ofertë për investitorët strategjikë

Janë lehtësira me taksa për 10 vjet, taksë për përfitimin nga biznesi. Të mos harrojmë që nga marrja e statusit special, investitorit i duhen 3-4 vjet të mbarojë investimet dhe pastaj edhe disa vite të tjera që të fusë në efiçensë investimin e tij, pra është një lehtësi jo shumë e konsiderueshme.

Kemi edhe lehtësirën përsa i përket zero taksën e infrastrukturës. Është bërë qartësisht me qëllimin që këto të kenë impaktin e parë pozitiv në marrjen e këtij investimi.

Por po ashtu ky status special i jepet atyre investitorëve strategjikë të cilët kanë një marrëveshje të firmosur me operatorët strategjikë që janë brand-et që afrojnë hotelet me 4 por sidomos me 5 yje”, argumentoi ministri Klosi duke shtuar se statusi është një politikë fiskale, dhe politiko-administrative për të pasur mundësinë që të nxiten investimet e munguara elitare në bregdetin dhe zonat turistike shqiptare,” shprehet ministri Klosi. (TemA)

2 komente në ““Fillojnë investimet për turizmin elitar”, Klosi: Paketa vjen si më e mira në rajon”

  1. perkthyesi says:

    Jemi te papare ne mashtrime! Imagjinoni, sa fjale te tilla dhe dhe plot perralla te tjera te kesaj natyre kemi degjuar gjate tere 27 viteve, dhe perfundimi? Dokrra dhe brockulla! Shqiperia e paska shume te veshtire te udhehiqet dhe qeveriset nga shqiptaret

  2. Lili says:

    Edhe nje here,si te perjashtohen shqiptaret nga vendi i tyre …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje