PD tregon si duhet të jetë kryeprokurori: Të bëjë Vetting dhe të votohet me 84 vota

9 Dhjetor 2017, 11:30Politika TEMA

Partia Demokratike thotë se nuk mund të zgjidhet prokuror i përgjithshëm pa kaluar më parë procesin e Vettingut.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i konsideron qasjet e mazhorancës si paradokse të Edi Ramës me reformën në drejtësi.

“1- Ligji para‎shikon qe Prokurori i Pergjithshem ne detyre e humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun. Por ama, Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem mund te filloka pune pa bere vetting (sipas Rames dhe korit qe i vjen pas).‎

2- Nje prokuror i thjeshte humbet vendin e punes nese nuk kalon vettingun. Ama, shefi i tij, Prokurori i Pergjithshem i Perkohs‎hem mund te caktohet nga Rama edhe pa vetting”-shkruan Bylykbashi në Facebook.‎

Deputeti demokrat argumenton se një njeri që nuk ka kaluar në filtrat e vettingut, nuk mund të vendoset në majën e piramidës së hetimit me shumicë të thjeshtë.

“3- Prokurori i Pergjithshem i Perhershem duhet te zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse eshte me i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumice e cilesuar 3/5) qe te mos e kape Kryeministri.

Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem i cili sipas Rames zgjidhet pa bere vetting, pra nuk ka garanci per integritetitn e tij, mund tu zgjidhka me vetem 36 votat e Kryeministrit (shumice e thjeshte). Pra e kap dhe fut ne xhep Kryeministri.

Pasi jua lodhen koken me shume se dy vjet me kete vettingun, na doli qe vettingu qenka rrjete per peshq te vegjel.

Per te medhenjte nuk beka! Paradokset e sharlatanizmit!”,nënvizon Bylykbashi. (TemA)

2 komente në “PD tregon si duhet të jetë kryeprokurori: Të bëjë Vetting dhe të votohet me 84 vota”

  1. shqip says:

    Ore Oerd palluqja ! 36 vota i ke ti o debil . Kur Sali kafsha eshte shumice , e zgjedh k.prok me 70,05 deputet . Edi Rama ka mbi 80,qe e votojne ligjin . Po s’keni faj ju shpellaret. Me e mira do ishte te vinte nje k.prok nga shba-ja . Madje i gjithe sistemi duhet zhbere , e duhet zevendesuar me te huaj ( Eulex ) . Ju duheni shkuar ne site te gjithe . Njerez enuke , bastarde . Keni kater vjet qe prodhoni vetem balte e injorance . Kuptohet , per ju k.prok duhet te jete me teser partie te shqupit . Mundesisht nga Tropoja . O kafsheeeeee !!! Boll se çat t….. .

  2. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Te te sqaroj une ty jurist i pd-se, une qe s’jam jurist. Tre jane kushtet per zgjedhjen e K/prokurorit te Ri: te kete mbi 15 vjet prokuror, te kete grade shkencore apo magjistraturen dhe te kete kaluar wetingun. Por gjithmone per k/prokurorin e Ri qe do te propozohet nga Keshilli prokurorise kur te ngrihet, ndersa Llala, egzistuesi, nuk e ka kaluar wetingun, po ashtu dhe i perkohshmi do ta kaloje kur ta kaloje Llalla, ndersa i riu nuk mund te propozohet pa e kaluar wetingun. E more vesh e mos u merr me me presjet a Alibeut. Ulni kurrizin , shkoni ne parlament, behuni bashke pozite opozite per te miren e shqiptareve dhe caktoni nje K/prokuror te perkohshem deri sa ta propozoje Keshilli Larte i prokurorise, ndryshe jeni pergjegjes per ato qe do te ndodhin me pas ne rrugen europiane te vendit. E di qe nuk trembi se nuk jeni trembe per gjithe ato krime, vjedhje apo tradheti qe keni bere gjate ketyre 27 vjeteve, por vdekja te vjen andej nga s’e pandeh dhe kur nuk e pret. Ah-ja e popullit te ze nje dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje