Bashkimi Europian jep 1.8 milionë euro për doganën e Hanit të Hotit, Ahmetaj: Synojmë standardet e Schengenit

10 Dhjetor 2017, 13:02Ekonomia TEMA

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Doganën e Hanit të Hotit, për të parë nga afër realizimin e projektit të investimit për terminalin e ri dhe godinën, një investim në vlerë rreth 1.8 milionë euro financuar nga Komisioni Europian.

“Është një investim i Bashkimit Europian prej 1.8 milionë euro.

Qëllimi është i drejtpërdrejtë për të përmirësuar kushtet e punës por këtu ka një specifikë, investimi sjell pikën e kalimit kufitar në nivelin e kushteve standarde të Schengenit dhe do të përdoret nga 3 institucione shumë të rëndësishme.

Do të përdoret nga Drejtoria e Policisë së Kufirit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe nga Agjensia e Kontrollit Ushqimor.

Sigurisht që jo vetëm që rrit, përmison, kushtet e punës por rrit edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjes, ndaj qytetarëve, përshpejton dhe lehtëson tregtinë ndërkufitare, është dhe pjesë e projektit të madh të lehtësimit të tregtisë rajonale dhe besoj që do të ketë efektet e drejtpërdrejta edhe në rritjen e të ardhurave, në transparencën e punës së 3 institucioneve Drejtoria e Policisë Kufitare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjensia e Kontrollit Ushqimor, në raport me qytetarët dhe me sipërmarrjen”  tha Ministri Ahmetaj.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Bashkimi Europian jep 1.8 milionë euro për doganën e Hanit të Hotit, Ahmetaj: Synojmë standardet e Schengenit”

  1. Tony says:

    O pall minister shengeni ska dogane! Gjytyrym! Ti sje as ne EU! Flet per shengen! Karabush!

  2. Trimi says:

    Bravo z.Ahmetaj. Investim m mend qe do tjua kthej leket sa hap e mbyll syt

  3. fiona says:

    Nje lajm shume i mire investimi me kaq shume vlere ne kete pike doganore kaq te rendesishme ne vend, shume e nevojshme per te rritur edhe eficencen ne pune dhe lehtesuar procedurat e kontrollit per qytetaret.

  4. alda says:

    Super investim, bravo zoti Ahmetaj per keto ndryshime cilesore qe po beni ne shume fusha, permiresimi dhe afrimi i standardeve europiane neper doganat e vendit eshte shume pozitive si per qytetaret si per punojnesit dhe cdo procedure qe tani behet edhe me e thjeshte.

  5. albi says:

    Ju lumte, investim me shume vlere dhe vecse zhvillim pozitiv do te sjelli, ishte tejet e nevojshme per kete pike doganore gjithe ky transformim per mire.

  6. Fatmir Lohja says:

    Investimet ne dogana nuk kane asnje prespektive,pra jane shpenzime fare kot.Me aderimin e dy vendeve e Komunirtetin Europian te Shqiperise dhe Malit te Zi,doganat dalin pa pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje